Muli i shqetësuar pse Meta kujtoi ikjen si e  Gruveskit 

27 Gusht 2022, 17:30Antena TEMA

Në një nga ato betimet e tij të përditshme nga Jala, Meta ka thënë dje se për atë “kanë thënë se do iki si Gruevski”, por ai ja ku është, në Jalë.

Kjo gjë e shqetësoi Mulin.

Nuk ju duk mesazh i mirë për publikun.

Lelo, që kupton më shumë nga kjo punë, tha se nuk ja vlen të merremi me ndonjë fabule për këtë çështje, se tani njerëzit kanë harruar dhe Gruveskin.

Por Muli këmbënguli. 

-Duhet sqaruar kjo punë, tha, se na tremben demokratët.

Duhet t’i bindim që Meta nuk e pësoi si Gruevski.

-Po prit, tha Lelo. S’kanë asnjë analogji. Ja fusin kot. Ka të drejtë Meta.

Se dhe Gruveski nuk e pësoi kur ishte në pushtet, kur mbeti në opozitë e pësoi. Meta më 24 korrik ka ikur.

Gruveski u arrestua gati një vit e ca më pas.

Kështu që kjo është e vetmja analogji që mund të bëhet tani për tani.

-Po ndonjë analogji tjetër positive, tha Muli, a mund të bëhet?

-Po patjetër, tha Lelo.

Gruevski në fillim u akuzua për blerjen e një makine të shtrenjtë dhe dëmin që i ka shkaktuar një biznesmeni për arsye politike.

Meta s’ka asnjë nga këto akuza.

As ka blerë ndonjëherë makinë, as ka sulmuar ndonjë biznesmenë.

Përkundrazi i ka marrëdhëniet e mira me biznesmenët dhe këto po e marrin më qafë.

S’kanë asnjë analogji. Ja fusin kot. Ka të drejtë Meta.

-Po ndonjë analogji tjetër?

-Po ça të them unë tjetër.

Gruevski u arratis nga Shkupi në Qafë Thanë, fjeti në Gji të Lalzit dhe doli nga Muriqani.

Meta nuk ka për të ndjekur këtë rrugë dhe po iku.

Ai shkon në Maqellarë dhe prej andej në Bllatë në Maqedoni, dhe vazhdon për Hungari.

Pra mund të bëjnë rrugë të ndryshme.

S’kanë asnjë analogji. Ja fusin kot. Ka të drejtë Meta.

-Ndonjë analogji për dënimin, thashë.

A dënohen njësoj këta?

-Jo mo burrë, Gruevski 3 vjet e ka pas, këtij po ju provua akuza shkon nja 7.

S’kanë asnjë analogji. Ja fusin kot. Ka të drejtë Meta.

1 Komente

  1. T
    Tana

    Meta do denohet te paguaje dreken e Doktor Mortjes ne Lalez qe do ta shpetoje nga denimi me raport mjekesor...

    Lini një Përgjigje