Muli i shqetësuar se mos largohet Lefteri nga Shqipëria 

26 Gusht 2022, 20:13Antena TEMA

Pas deklaratave të Lefterit se nëse nuk e përmbysin Ramën në shtator, në tetor ai do iki nga Shqipëria, Muli u shqetësua seriozisht dhe kërkoi konsultime urgjente me Lelon, se si mund të ndalej kjo hemorragji.

Lelo nuk e njeh mirë Lefterin dhe nuk po e kuptonte shqetësimin e Mulit.

-Lefteri ka shumë rëndësi, tha Muli.

Ka qenë me LSI, pastaj u bë me Doktorin, pastaj u bë me Ramën, pastaj u bë prapë me Metën, por kjo nuk ka rëndësi.

Rëndësi ka që Lefteri hyn tek njerëzit që na kanë besuar se në shtator fitojmë.

Po iku ai, atëherë zhgënjehen të tjerët dhe ikin të gjithë.

-Është pak e vështirë, tha Lelo, trë ngrejmë një fabulë vetëm për Lefterin.

Më thuaj çfarë ka ndonjë gjë të famshme në jetë.

-Po ja, më 2009, në fushatë bëri atë këngën e famshme:

-O Sali t’u bëfsha ferrë

Merr pushtetin dhe një herë

Krah për krah me Lefterë.

Ishte kënga më e bukur e fushatës që na ndolli fat.

-Kënga qenka aktuale, tha Lelo.

Por vetëm duket sikur kthehemi mbrapa në kohë dhe njerëzit kujtohen që duam prapë pushtetin.

Duhet të gjejmë ndonjë gjë tjetër.

-Po duhet të gjejmë diçka që t’i mbushim mendjen Lefterit të mos iki, tha Muli.

-Po kemi një variant, tha Lelo.

Nëse dështojmë në shtator për shkak të Metës, i premtojmë që në vend të Metës tek partia e Lirisë do të vëmë ty dhe kështu atij i rritet shpresa dhe nuk ikën.

Kështu mund të dalin në pah dhe vlerat e Gimit, se ndoshta nuk duket budalla kur të flasë pas Lefterit.

-Ke të drejtë, tha Muli. Kjo është një zgjidhje.

2 Komente

  1. B
    Ben

    Rud Erbara e ka bo fiks si ky tregimi.Tha ne tv, po fitoi Erion Veliaj une do iki nga Shqipnia.Erioni fitoi,Rudi eshte ketu dhe budallalliku i eshte shtuar pak.

    1. A
      Anisa

      Shqiptar ku ke lere, plot me Luftere dhe Leftere!

      Lini një Përgjigje