Muli i emocionuar që Doktori ka pritur Nazen nga Vatra 

28 Gusht 2022, 20:26Antena TEMA

Sot në zyrat e SHQUP-it u shfaq një grua e bëshme . Portieri i stërvitur për të mos lejuar hyrjen e armiqve e pyeti kush ishte. 
-Vij nga Amerika për Doktorin, i tha ajo.  
Portieri hapi me shpejtësi derën dhe vrapoi për tek zyra e Mulit t'i jepte lajmin. 
-E dimë tha Muli e presim. Dhe doli para të takonte gruan e parë amerikane që po hynte në seli, që pas zhdukjes së Kokpalarit. 
Ndërkohë që Nazja hyri në takim me Doktorin, Muli dhe Lelo po pinin nga një kafe të qetë dhe të gëzuar për këtë sukses të ri të PD. 
-Si mund ta shesim shtrenjtë në shtyp këtë,- tha Muli. Na gjej një nga ato fabulat, si thua ti. 
-Pak e vështirë tha Lelo. Nuk di sa ja vlen ta shesim si triumf i krahut të Doktorit tek Vatra. Se siç është nda PD në dy pjesë, tani është nda dhe Vatra. Kjo është ajo që priti natën Belon, se nuk e lejonte kryetari. D.m.th. dhe atje ka probleme me brava çelësa. 
-Po mirë ta paraqesim si pasardhëse e Konicës dhe Nolit tha Muli. 
-Këtë dhe mund ta themi tha Lelo, por kam frikë se kjo gruaja, mund ta përgënjeshtrojë se nuk i njeh kush janë dhe mund të nxjerrë pemën e fisit nga vjen. Të thotë nuk jam vajza e Konicës apo Nolit por e Ibrahimit dhe Kasëmit, për shembull, si mund ta ketë emrin babi apo gjyshi . 
-Po diçka duhet të bëjmë tha Muli. Doktori ishte shumë i gëzuar që ajo po vinte sot. Do ta presim siç i ka hije një burrneshë, më tha.  
-Duhet të rpesim dhe reagimin e Kokpalarit tha Muli. Kam frikë se ajo mund ta shpallë agjente të Belind Këlliçit që vjen të mbështesë atë për zgjedhje në Forumin Rinor. 
-Sidoqoftë një lajm duhet ta bëjmë tha Muli. Doktori duhet të postojë diçka. 
-Doktori patjetër tha Lelo. Atij i bën naze gjithë Amerika për ta takuar dhe një shqiptare me emrin Naze, i sfidon të gjithë dhe vjen e takon. Kjo duhet potencuar. 
 
 

Lini një Përgjigje