Muli i kapur në befasi nga Gimi i Puros 

31 Gusht 2022, 20:46Antena TEMA

 Sot Muli u kap në befasi nga nr. dy i partisë partnere, Gimi i Puros. Duke qenë se Muli ka një profil lokal dhe merret me çështje të organizmit, Gimi i Puros e sfidoi duke u marrë menjë temë ndërkombëtare, siç ishte mbështetja për Bullgarinë kundër Edi Ramës. 
Thirri Lelon për një konsulte rreth kësaj çështje, pasi ai di dhe anglisht. Shqetësimi i Mulit ishte nëse dhe Muli duhet të shprehej për këtë çështjen e Bullgarisë, pasi Doktori dhe Meta imitojnë njëri-tjetrin kur flasin. Ndaj dhe numrat 2 të partisë duhet të jenë sinkron. 
-Unë vet jam nga një fshat që ka shumë goranë, i tha Muli. Ata disa janë me Serbinë, disa me Bullgarinë kurse disa si unë me Shqipërinë. Tani nëse shprehem kundër Bullgarisë, më mërziten ata pro bullgarët. Nëse shprehem pro Bullgarisë, më mërziten këta pro serbët. Nuk di si të bëj. Ndaj interesohu një herë sa e rëndësishme është kjo që ka bërë Gimi i Puros. 
-Fola me Gimin e Puros tha Lelo. Ai ka pasur një shok kur ishte ambasador në New York që ishte nga Maqedonia, por nuk ishte as maqedon as bullgar as shqiptar, por pak shqiptar, pak turk, pak bullgar e pak maqedon. Shoferin e ka pas bullgar, pastruesen e ka pasur maqedone. Shoferi i tij tani punon në Bullgari si shofer në parlamentin bullgar për një deputet që është në qeveri. Gimi i ka çuar fjalë këtij shokut në Maqedoni, ai i ka thënë shoferit, shoferi i ka thënë atij deputetit, ai deputeti i ka thënë kryeministrit që u ka sha Edi Rama. 
Pas kësaj kryeministri është nxehur dhe ka reaguar. Pastaj Rama ka reaguar duke mos e marrë seriozisht dhe ai kryeministri i ka thënë deputetit, ai deputeti i ka thënë shoferit, ai shoferi i ka thënë shokut të Gimit Puros në Shkup dhe ai ka thënë Gimit të dalë të reagojë kundër Ramës se nuk mund të bëjë Bullgaria dy deklarata. 
Për këtë arsye ka dal Gimi. Tani ti si të duash. Por po dole të paktën mbro pakicën bullgare në Shishtavec dhe thuaj nuk ja falin kurrë Edi Ramës këtë. 
-Jo tha Muli. Mua më duhet të jem në një gjatësi vale me Gimin e Puros. Edhe unë po them që Edi Rama kërkon që Bullgaria të na bllokojë në rrugën drejt Evropës, ndaj e provokon.  
-Po shumë mirë, tha Lelo. Por duhet të flasim me Gimin t'ia thotë atij shokut që ai t'ia thotë ish- shoferit, t'ia thotë atij deputetit bullgar që ai t'ia thotë kryeministrit që ke reaguar. Se nuk para marrin lajme nga ne ata bullgarët. 
 

Lini një Përgjigje