Muli i sfiduar nga superdhëndri

30 Gusht 2022, 18:52Antena TEMA

Deklaratat e fundit të superdhëndrit e kanë vënë në siklet Mulin.

Sfida e superdhëndrit, që deputetët e PD të mos pyesin për SHBA, por të bashkohen me Doktorin, është shumë e guximshme dhe e ka lënë në hije Mulin si figura nr 2 e partisë, duke i rritur shumë pikët superdhëndrit.

Për këtë deshi të konsultohej me Lelon, se si ta zbuste këtë revansh të superdhëndrit.

-Më sajo ndonjë fabulë se si të zbusim këtë të superdhëndrit, se të gjithë më thonë, ai është burrë, nuk pyet për SHBA. Si t'ia bëjmë?

-Po të jetë për burrëri, dhe ti je burrë, se nuk pyet për Anglinë, tha Lelo, por puna është se ai vetë nuk është “non grata”.

Ai e ka kollaj të flasë, se ka  gruan, vjerrin dhe kunatin.

Vetë është i lirë. Po e hëngri, e ha nga SPAK.

-Po po, e di, por puna është të mos duket sikur unë trembem nga SHBA, se mërzitet dhe Doktori.

-E kuptoj, tha Lelo. Është pak problem.

Por mund të sajojmë diçka.

Për shembull mund t’i kundërpërgjigjesh avokat Ngjelës, që ka shkruar se sekuestrimi i dosjeve sekrete të Trumpit nga FBI është fitore e Evropës.

Ti mund t’i përgjigjesh egër, duke shkruar se “nuk e lëmë SHBA në dorë të FBI, por në dorë të popullit.

Ai është sovrani. Ai vendos atje, jo si këtu që vendos Edi Rama”.

Kjo krijon idenë që dhe ti nuk pyet për FBI apo shtetin amerikan, por je me popullin amerikan.

-Duhet menduar ndonjë gjë tjetër, se kjo polemika me avokatin nuk shkon.

Se ai më kthehet mua e më tall pastaj. Nuk ja vlen.

-Po ja, mund të sulmosh NASA që nuk e ngriti dot anijen kozmike për në Hënë, se ishte me defekt.

Kjo tregon korrupsionin në bizneset amerikane me ardhjen e Biden në pushtet.

-As kjo nuk më ngjit shumë, tha Muli.

Duhet diçka që ta lidh dhe me superdhëndrin.

-Epo s'di ç’të them atëherë. Prit 9 shtatorin, ditën kur Luli shiti Doktorin për SHBA dhe shkruaj ja ku përfundojnë ata që shesin Doktorin për SHBA.

Kështu do përfundojnë dhe të tjerët që hezitojnë të bashkohen me Doktorin kundër SHBA.

Kështu e lë në hije superdhëndrin.

-Ke të drejtë, tha Muli. Ashtu do ta bëj.

1 Komente

  1. M
    Mira

    Me 9 shtator del edhe vendimi i Gjykates se Apelit se kujt i takon Partia Demokratike: Saliut apo Lulit!?

    Lini një Përgjigje