Muli i shqetësuar pse iranianët nuk duan të vrasin asnjë nga PD 

9 Shtator 2022, 18:13Antena TEMA

Pas lajmit të rëndë që mbuloi dhenë se iranianët kanë dashur të vrasin Baba Mondin dhe Pandi Majkon, Muli u mërzit shumë.

Ai thirri Lelon për ta shkoqitur këtë punë, se sa dëmtohej PD e Doktorit nga kjo çështje.

-Këta iraninët na prishën punë, tha Muli.

Meqë Doktori i kishte komshi tek rrugica, ata paskan vendosur të mos vrasin asnjë nga partia jonë.

Kanë futur vetëm Pandi Majkon dhe Baba Mondin.

Nga ne s’kanë futur asnjë.

-Po nuk thua shyqyr, tha Lelo.

Pak se jemi pak vetë, por dhe një dëshmor anti-iranian na duhej.

-Po pse ta kenë bërë këtë, tha Muli?

-Po Baba Mondi është dënuar se pi raki, tha Lelo, jo se është anti-iranian.

Pastaj ata bektashinjtë i kanë shpall jashtë ligjit dhe i ndëshkojnë.

Kështu që nuk ka lidhje me politikë.

Pandi Majkon me siguri e kanë shpallur si njeri të NATO-s në Shqipëri.

-Po mirë, pse nuk kanë caktuar asnjë nga ne?

-Po ngaqë u dukemi anti-perëndimorë dhe na quajnë aleatë, tha Lelo. Kjo është arsyeja.

Por ne mund t’i kërkojmë me kanalet tona të shpallin një dhe nga ne, që të mos kuptohet. 

-Po shumë mirë. Të paktën Aldo Bumçin mund ta fusnin, tha Muli.

Nuk them ta vrasin, por të jetë në listë, se ai nuk prish punë.

-Dakord, tha Lelo. T’u çojmë fjalë.

Por lajmëro dhe Aldon që është kot, se mos trembet e na ikën nga Luli.

Lini një Përgjigje