Muli dyshon se Doktori do t'ia lërë partinë Karminës 

20 Shtator 2022, 20:33Antena TEMA

Pas deklaratës së fortë të Doktorit sot, se pas burrave të suksesshëm qëndron një grua, Muli hyri thellë në mendime.

Lelo, i cili i shpjegon atij gjuhën e koduar të Doktorit, e qetësoi, pasi i tregoi se kjo është një shprehje shumë e njohur dhe nuk është shprehje e Doktorit.

-Po për kë grua ta ketë pasur, tha Muli?

Se ishte e qart që ai donte të thoshte se partinë pas tij do t’ua lërë grave.

Për teta Lilin nuk besoj se e ka, se ajo tani nuk është mirë dhe nga shëndeti.

Për Gitën nuk e ka, se dhe ajo është “non grata” në SHBA e Angli.

Ngelet ta ketë për Karminën. Ajo deri tani i plotëson kushtet.

Akoma nuk është “non grata” dhe mund të thuhet se pas suksesit të Zenit qëndron ajo.

-Nuk besoj, tha Lelo, se pastaj do nxehet Çim Peka.

Por Doktori do që të ngrejë moralin e grave në PD, pasi ndryshe nga Rama, PD nuk i ka gratë në pushtet në parti.

Dhe më këtë rast ai do t’i ngushëllojë duke u thënë që pas burrave që kam vënë unë në parti, qëndroni ju.

D.m.th. do ti marrë me të mirë.

Pasi ndryshe nga Rama që i avancon gratë në qeveri, ky do t’i avancojë në parti. 

-E pashë mirë unë, tha Muli.

Ai e ka syrin t’i lërë partinë një grua pasi të iki.

Unë s’kam problem, se unë prape nr. 2 do jem, por dua të përgatitem kush është.

-Atëherë nise me Karminën, i tha Lelo.

Fillimisht afroju ta ndihmosh për dasmën në Ndroq.

Merru me këto gjërat e përgatitjes. Dhe tërhiqi vëmendjen.

Pastaj sponsorizoje dasmën në Itali në Como, që të ndjehet e respektuar.

Dhe në vazhdimësi lavdëroje gjithmonë si njeriu që i bën më shumë punë PD-së, pasi është e vetmja që mund të çajë në Perëndim pa vizë.

Kështu pak nga pak do ti krijosh idenë se ti je njeriu i duhur për nr. 2 të partisë.

-Ke shumë të drejtë, tha Muli. Do ta provoj.

-Por ama kujdes, i tha Lelo. Se zakonisht njerëz të fortë si Doktori, mbajnë nga pas njerëz si ty, kurse njerëz të dobët në politikë si Kamina mund të kenë nevojë për njerëz inteligjentë.

Kjo mund të të rrezikojë, se ajo aq sa di ti, di vetë.

1 Komente

  1. A
    ALBAN

    HAHAHAHAAHAHAAAAAAAAAAA

    Lini një Përgjigje

    Blog Tema