Muli i shqetësuar pas konsultave me Doktorin për paratë ruse 

17 Shtator 2022, 20:37Antena TEMA

Pasi ka bërë disa deklarata të forta për hetimin e parave ruse të ardhura në PD, Muli guxoi dhe kërkoi të hetohej kompania offshore Beniata.

Pas kësaj, Doktori e thirri për një kafe në zyrë.

-Duhet të bëjmë pak kujdes me këtë Beniatën, i tha.

Nuk duhet të përmendim emra kompanish.

Kompanitë atë punë kanë, bëjnë biznes.

Ne kemi vetëm një armik, dhe ai është Lulzim Basha.

Vetëm atë duhet të përmendim.

-Por ajo është kompani ruse Doktor, duhet sulmuar se njerëzit ashtu besojnë që Luli ka marrë para nga rusët.

-Shiko, dëgjo, tani të them unë ty... dëgjo, lere atë Beinatën.

Nuk kemi punë me biznesin.

-Dakord, Doktor, se përmend më, por puna është se ajo na lidh me paratë ruse Lulin.

-Jo. Paratë ruse ja ka dhënë Putini, Vuçiqit, ai Edi Ramës, ky Lul Bashës dhe pastaj me Sorosin i kanë çuar në SHBA.

Nuk ka para ruse nga Beniata.

Mos e përmend kompaninë.

Ajo ka qenë pronë e Fazllicit në kohë tonë. 

Pastaj ai ja ndryshoi pronësinë, por ai rusë do gjejë, se me ata i ka lidhjet.

Por nuk ka faj, është biznes. Mos e shqetëso atë.

Duhet të forcojmë pistën e parave të ardhura nga Putini tek Vuçiqi, tek Edi Rama, tek Luli. Kaq.

-Dakord, e kuptova, tha Muli.

2 Komente

  1. P
    Pokeristi

    Dikur në një mbledhje në KQ-or te PPSh-së,llomotiste ai vagabondi i Gjirokastrës.Ish koha kur ai kish pushkatuar nja tre muaj më parë Beqir Ballukun. Në diskutimet e ndryshme çohet dhe Hamit Beqja. -Mir, mir ulu ti Beqir!-i thot diktatori -Jam Hamiti-i përgjigjet i ngrati Beqja. -Beqir të them!Ja priti diktatori. U zbyth Hamiti. Mulit si naiv i ndershëm i duhej pak kohë të kuptonte atë çfarë i thosh diktatori i dytë. -Lere kompaninë të them,se të ndroj emrin!Sa si tha doktor mortja.

    1. a
      arqile

      Mero bukur .Vecanrisht me pelqen komentuesi pokeristi por duhet emer i rregullt.

      Lini një Përgjigje