Lajmi se Ambasada ruse po largohet nga Blloku në Tiranë për të marrë një vilë në Bathore, e ka shqetësuar seriozisht Mulin.
Dyshimet e tij se pas këtij veprimi qëndron Lul Basha po shtohen ora orës.
Lelo, i cili po përpiqej të shpjegonte arsyet e veprimit të rusëve, nuk ishte shumë bindës.
-Rusët po largohen të mos jenë në qendër të vëmendjes, tha Lelo.
Ata thuajse nuk kanë më asnjë punë aty dhe u bie më lirë në Bathore.
-E ke gabim, tha Muli.
E para, zotëri, ata po ikin nga qendra e Tiranës dhe po vijnë tek zona ime elektorale.
Kanë marrë Ambasadën 10 metra larg zyrës sime.
Kjo do të thotë se është një tentativë e qartë e Lul Bashes për të lidhur rusët me mua, d.m.th. me Doktorin.
Së dyti, duan të thonë se rusët ndjehen të sigurtë dhe të qetë vetëm tek bastoni i Doktorit, d.m.th i imi.
Dhe kjo është e rëndë për ne demokratët, në kulmin e luftës kundër parave ruse që na ka marrë Lul Basha.
E treta, që për mua mbetet enigma, është pse ata nuk kanë shkuar aty ku ka shtëpinë Lul Basha.
Aty ka dhe Ambasada të tjera.
Kjo tregon se ata janë të vendosur nga Lul Basha për të na diskretituar ne dhe për të na nxjerrë ne me lidhje ruse.
Ndaj them se duhet të reagojmë.
Do vë ata malësorët e mi në Bathore të bëjnë protesta “larg rusët nga Bathorja”!
-Tropoja nuk e ka zakon t’i zbojë rustë, tha Lelo.
Bajram Curri i ka pas bë letër “Hazretit Lenin” ta shpëtojë Shqipërinë që në vitet ‘20, njëqind vjet më parë.
Nuk mund të kthehemi kaq pas.
-Po diçka duhet bërë, tha Muli.
Ndryshe na e lanë kopilin në prehër këta.
Bathorja nuk pranon çibanë të huaj.
Ndryshe kur të kandidojë Mziu do thonë e financuan rusët.
Nukje vetem o mul.Shiko moderatore dhe artistet e "fameshme."te gjitha preferojne kopilin ne preher,se familjet burre grua.
Kot per kuriozitet, cfare lidhe ka bathorja me Mjull Bathore? Apo skishim ca te shkruanin kesaj here thuaj…
Kur nuk kupton o Alb, pse lexon Antenen
O hajdar ambasada ka shkuar realisht ne Mjull Bathore qe eshte zone komplet tjeter nga Bathorja. Kur je rr.k. pse lexon gazeta online?