Muli shpjegon pse Doktori nuk pranoi të takojë ambasadoren amerikane 

24 Shtator 2022, 18:48Antena TEMA

Pas bujës që bëri në PD lajmi i takimit të Metaj me ambasadoren amerikane, Muli thirri Lelon se si të prodhonin një fabule që demokratët të mos rrinin me kokë mënjanë pas këtij zhvillimi.

Lelo ishte i mendimit ̱se më mirë do ishte të mos flisnim për këtë çështje.

Por Muli këmbënguli se duhet të sajojnë diçka.

-Atëhere kemi një zgjidhje, tha Lelo.

Ne duhet të themi se Doktori i përmbahet qëndrimit të tij të vjetër, se ambasadorja amerikane nuk mund të shkojë kurrë në zyrë të tij, pa i kërkuar atij falje.

-Kjo po, tha Muli. Kjo na jep shumë pikë.

-Kështu mendoj dhe unë, tha Lelo.

Ne duhet të përhapim tek demokratët fabulën që ambasadorja ka kërkuar takim në PD dhe ka marrë dikë nga PD. 

-Për kë të themi?

-Hapim fjalë për Oerdin, se dhe ashtu nuk është se prish punë.

Themi që ka marrë Oerdin në telefon dhe i ka thënë:

-Doktori nuk më hap telefonin. I shkrova dhe dje dhe ma ka lënë seen.

Të lutem fol me të dhe i thuaj se dua ta takoj.

Jam gati të vij në zyrë.

Oerdi pyeti Doktorin dhe ai i tha:

-Në asnjë mënyrë. Ajo ka fyer PD.

Pa kërkuar falje në oborr të PD dhe pa dënuar 8 janarin, nuk ka për të shkelur kurrë në zyrën time.

Ajo nuk është zyra ime, është e PD. Ajo ka fyer PD.

Pas kësaj Oerdi e ka marrë në telefon dhe i ka thënë se Doktori nuk të pret pa kërkuar falje. 

Ajo i ka thënë se është e gatshme të bëjë diçka në këtë drejtim.

Fjala vjen të thotë se ne nuk kemi probleme me persona të veçantë, por me parimet e partive politike.

Oerdi ja tha prapë Doktorit. Ai e kundërshtoi përsëri.

I tha duhet ta thotë sekretari Blinken në tuiter.

-Pa e thënë ai, nuk të pret.

Pas kësaj ambasadorja u tërhoq:

-Nuk kam fuqi t’i them sekretarit Blinken, tha.

Dhe kështu u mbyll.

-Kjo është fantastike, tha Muli. Çdo demokrat e ëndërron se kështu ka ndodhur.

Të ka shkuar mendja shumë bukur.

-Po kujdes, tha Lelo. Se mos e thotë ndonjë demokrat në mëngjes tek Bashkimi, se e dëgjon ajo dhe e përgënjeshtron.

-Jo jo, tha Muli. Ku kanë lekë në telefon ata, të telefonojnë. 

Lini një Përgjigje