Muli dyshon se Rama është tallur me hakerat iranianë 

3 Tetor 2022, 20:27Antena TEMA

Pas publikimeve të sotme të listës Memex, ku bënin pjesë shumë politikanë dhe gazetarë, Muli thirri i shqetësuar Lelon, të konsultohej lidhur me listën.

-Jam i shqetësuar me këtë listën, tha.

Më duket se këtë radhë na e ka futur Edi Rama për t’u tallur.

-Ku i ke dyshimet, tha Lelo?

-Kjo është lista ime e 2013 kur isha ministër, tha Muli.

Këta Elisën, Mimin dhe Nikon i kishim të dyshuar për shkak të protestave.

Këtë Shkullakun se kishte bërë një aksident.

Dhe disa të tjerë i kam shtuar unë atëhere.

Ka shumë mundësi që ky Rama e ka marrë dhe ka dashur të tallet me ne.

-Je i sigurt që është lista jote, tha Lelo?

-Patjetër që ajo është. Atë e kam bërë me dorën time.

Por po vras mendjen si ta sfumojmë, se do tallen me ne.

Fjala vjen, del që qeveria nuk ka ndjekur asnjë nga opozita, por vetëm nga radhët e saj.

Si ka mundësi që qeveria nuk ka vënë në listën e të dyshuarve asnjë nga PD?

Mirë Lul Bravën që e kanë të tyre, por mua, ose Doktorin që kemi bërë lufte, mund të na kishin vënë.

Mjafton kjo për të kuptuar qartë që është lista ime.

Le që unë e mbaj mend vetë.

-Po pse e kundërshton Edi Rama atëherë, tha Lelo?

-E kundërshton se ka interes me këtë listë, se del burrë i mirë, që nuk përndjek opozitën, që ka deputetë të vet në listë etj.

Është shumë intrigant. Duhet t’ia hedhim në erë.

Duhet të publikojmë një listë tjetër ku më i përndjekur të jem unë dhe Doktori.

Pastaj me radhë Çim Peka, Zeni, zonja Karo, Ed Paloka etj.

Vetëm kështu mund të ngremë moralin e opozitës.

Kështu dukemi të gjithë të shitur tek Rama.

-Dakord, tha Lelo. Po e mendoj si mund ta bëjmë.

Po kam frikë mos tremben vërtet këta të tjerët, veç teje dhe Doktorit.

-Nuk ka rëndësi a tremben a jo.

Rëndësi ka të dalë që ne jemi të rrezikuar, kurse Lul Brava nuk është.

Kaq. Të tjerat rregullohen.

Lini një Përgjigje