Pas vendimit të sotëm të zonjës Kokpalari për të braktisur PD, për shkak të manipulimit të zgjedhjeve, Muli thirri Lelon të diskutonin për impaktin që do të kishte ky akt brenda Foltores.
-Natyrisht nuk është zhvillim pozitiv, tha Lelo. Por ne duhet të zhvlerësojmë këtë, duke e paraqitur si pjesë e lëvizjeve të politikës amerikane.
-Unë jam i bindur që ajo ka qenë agjentja e fundit në PD, jo amerikania e fundit siç thoshte ajo. Ajo bëri si radikale, të afrohej me Doktorin dhe t'i ngulte thikën pas shpine në një moment të vështirë. Tani që e pa që Forumi Rinor po e braktiste PD i nguli thikën. Nuk e kishte llogaritur lëvizjen tonë për të thirrur në ndihmë simpatizantët.
-Tanido kemi problem me këta kongresmenët që ka angazhuar kjo për Doktorin. Ata mund të tërhiqen nga beteja për Doktorin në Kongres dhe po ashtu të tërheqin akuzat se këtë gjë ja ka bërë Sorosi. Kjo do na hap problem.
-Asnjë problem nuk na hap se edhe ata amerikanë janë në fund të fundit. Të gjithë agjentë janë.
-Kamë frik se do tërhiqet dhe nga ky hetimi që po bën për paret ruse të Lulit. Mund të thotë janë pare të pastra të PD.
--Aq më keq tha Muli. Tregon që është agjente e infiltruar. Do ta demaskojmë.
--Po ashtu kam frikë se tani do tërhiqet nga angazhimi për të organizuar Foltoret online me SHBA. Nuk kemi kë të angazhojmë tani, se të gjithë këta që kanë pasaportë amerikane i thërret ambasada dhe i bën agjentë.-nuk kemi më nevojë për ta, tha Muli. Tani ne e mbyllëm procesin. Për kaq na duheshin. Tani çojmë zonjën Karo se ajo ka vizë. Njësoj është madje dhe më e bukur se zonja Kokpalari. Na ngre më shumë optimizmin.
-Dakord jam tha Lelo, por nuk duhet të harrojmë se ikja e Kokalarit do na krijojë zhgënjim tek gratë të cilat mendojnë se këtu i zbojnë gratë e PD nga xhelozia.
-Po jo mo burrë tha Muli. Zonja Karo nuk është xheloze se është më e bukur. Xheloze ka qenë Kokpalari.
Lini një Përgjigje