Muli bën thirrje për protesta për mos ndryshimin e çmimit të energjisë

30 Shtator 2022, 19:25Antena TEMA

Pas vendimit të papritur të Edi Ramës për mos ndryshimin e çmimit të energjisë për fashën mbi 800 kv, Muli thirri urgjent Lelon për konsultime, për mënyrën se si duhet të reagonin.

-Kjo është një goditje e rëndë, tha Muli.

Rama nuk e ka bërë për të lehtësuar popullin, por për të shkatërruar opozitën.

Ai na la të bënim gati pankartat, të paguanim skenat, të lidhnim kontratat dhe të bënim gati njerëzit, e pastaj e ndryshoi vendimin.

E gjitha është lojë për të dëmtuar ekonomikisht opozitën.

Merre me mend që Karmina ofroi dhe lekët e dasmës.

Ky është krim.

-Duhet ta mendojmë, tha Lelo.

Duhet të krijojmë një fabulë të besueshme.

Mund të bëjmë një miting fitoreje në datën 1 tetor, me sloganin “Edi Rama ka mbaru, ka mbaru...”.

Dhe aty të shpalosim mesazhin se ne i shpëtuam shqiptarët nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Kjo më duket shumë logjike.

-Këtu s’të dalin njerëzit kur kanë hall, ti thua të dalin për qejf, tha Muli. Harroje.

Vetëm po thirrëm këngëtarë për koncert.

Ata na i ka marr lali Eri të gjithë.

-Atëherë të themi që është lojë, tha Lelo, me qëllim që shqiptarët të harxhojnë më shumë dhe qeveria të fitojë nga konsumi, se çmimi goxha i lartë është.

-Lere se nuk pi ujë.

U bëmë gati të protestonim për rritjen e fortë. Duhet të gjejmë diçka tjetër.

-Atëherë e vetmja gjë që besohet është që kjo Yuri Kim u ka dhënë energji elektrike falas në Gjirin e Vlorës vetëm që të mos fitojë Doktori, tha Lelo.

Por kjo nuk di a i tërbon apo dëshpëron demorkatët.

-I dëshpëron, tha Muli.

-Po ça të bëmë atëherë. Ata që do dëshpëroheshin nga rritja e çmimit të energjisë janë më shumë se ata që do gëzoheshin po të rritej, d.m.th ne.

Në të gjitha rastet keq e kemi punën.

E vetmja zgjidhje është të dalim në protestë me moton:  “Pse e uli Rama energjinë elektrike”?

Dhe përgjigjja është se do të vjedhë me tendera.

Lini një Përgjigje