Muli entuziast për mesazhin që jep dasma e Karminës 

26 Shtator 2022, 19:05Antena TEMA

Pas përfundimit me sukses të dasmës së Karminës, Muli u konsultua me Lelon se si mund të shpërndahej mesazhi optimist që dha dasma e Karminës për elektoratin opozitar.

Këshilla e Lelos është që duhet të fokusohemi tek shansi i dytë.

-Për mua mesazhi më i rëndësishëm është që njeriut duhet t’i jepet një shans i dytë.

Me këtë shans që ju dha Zenit, jemi para një dëshmie se të gjithë mund të kenë një shans të dytë.

Fjala vjen, Doktori ka shansin të rikthehet sërish si kryeministër.

Apo të kthehet sërish si president.

Edhe Meta ka shansin të kthehet sërish për herë të dytë si kryeministër apo president.

Ky mesazh duhet përhapur me forcë gjithandej.

-Kjo është gjëja më e mirë që mund të bëjmë, tha Muli.

Derisa dhe Zeni u martua dy herë, s’ka pse opozita të mos nusërojë dy herë.

-Por kjo qasje ka dhe rreziqet e saj, tha Lelo. Duhet kujdes.

-Çfarë rreziqesh, tha Muli?

-Po ja, mund të thonë që Zeni u martua dy herë, por me dy gra të ndryshme.

Kurse opozita duhet të martohet përsëri me të njëjtët burra që ka pas tridhjetë vjet. Kjo është pak problem.

Kjo ngjan më shumë si martesat e Mitros, se sa si martesat e Karminës.

-Nuk besoj se u shkon mendja deri këtu demokratëve, tha Muli.

Ata janë entuziastë nga dasma.

Pranuan të hanë dhe me lugë druri për të imituar varfërinë ku i ka zhytur qeveria Rama.

-Një rrezik tjetër vjen nga Karmina, tha Lelo.

Demokratët mund të thonë që për të pasur dasmë duhet një nuse e re.

Doktori dhe Meta kanë nga tridhjetë vjet.

Ngjan si martesa e parë e Zenit me kushërirën 10 vjet më të madhe.

Dhe kjo nuk na ndihmon shumë.

-Dashuria e vërtetë nuk pyet për moshë, tha Muli.

Nuk besoj se do ndikohen nga kjo.

Mesazhi më i fortë është që opozita ka mundësi për një shans të dytë, derisa pati Zeni.

1 Komente

  1. X
    XY

    Gjynaf per Saliun. Kjo Karmina nuk pjell, do ja hane parate doktoret. Mbase me sperme gomari edhe ja del, hahaha.

    Lini një Përgjigje