Muli entuziast që në dasmën e Karminës u mblodhën 2 milionë euro 

27 Shtator 2022, 19:45Antena TEMA

Lajmi më i rëndësishëm për dasmën e Karminës ishte fakti që aty u mblodhën rreth 2 milionë euro dhurata, në formën e parave direkt apo dhuratave të shtrenjta.

Duke analizuar me Lelon këtë fakt, Muli këmbëngul se kjo është një shenjë e mirë për PD.

-Unë mendoj se besimi tek ardhja e Doktorit në pushtet është rritur, tha Lelo.

Fakti që Zeni kishte thirrur në dasëm njerëz me lekë dhe kishin pranuar t’i shkonin, tregon se ata besojnë që ai do vijë në pushtet.

Kjo është një shenjë e mirë, tha Lelo.

-Dhe unë ashtu mendoj, tha Muli.

Me aq lekë, ne bëjmë revolucionin e vjeshtës.

Natyrisht ato janë lekë të shtëpisë së tyre, por Zeni nuk e ka ndarë kurrë kauzën e revolucionit nga kauza e lekëve.

-Ka dhe një problem, tha Lelo.

Puna është që këto lekë vetëm për revolucion mund të përdoren, se po i futi në bankë duhet t’i deklarojë.

Burrëria është që ata që sollën lekët, të pranojnë t’u deklarohen dhuratat.

Ajo është shenjë e fortë besimi.

-Jo, atë nuk ua kërkojmë dot, tha Muli.

Mirë dhe kaq që erdhën në dasmë.

-Problemi është se ne po ngremë grup auditi të kërkojmë lekët ruse tek Luli, tha Lelo.

Po sikur të ngrihet Luli e të kërkojë transparencë për dasmën e Karminës.

Të tregojnë të gjithë sa lekë kanë hedhur.

Ndryshe thotë janë para serbe.

Dhe këtu mund të spekulojë që dajat e Lilit nga Beogradi kanë ardh në dasëm.

-As ka shans Lul Brava të kërkojë transparencë për dasmën e Karminës.

Ai të tregojë ku i ka çuar paratë ruse.

Do ishte martuar që më 2017 tjetri, ka shtyrë dasmën pesë vjet për mungesë parash.

Mirë që erdhi kjo ditë.

-Dakord jam, tha Lelo.

Por ndaj nuk duhet bërë shumë bujë që mblodhi 2 milion euro.

Se Lulin për 500 mijë po e telendisim.

2 Komente

  1. a
    arqile

    Karmina per pare vuante se ashtu gjente kudo ti gezoje e i mbecin ne gryke.

    1. T
      Toni

      Pa problem se 2 mln €, ti legalizon amnostia e Ramazonit

      Lini një Përgjigje