Takimi i sotëm i sindikatave me Doktorin ishte shumë i rëndësishëm për Mulin.
Meqë protestat nuk po ndodhin dhe ka vështirësi në gjetjen e një me mekanizmi për t’i nxitur ato, Lelo sugjeroi se duhet të futeshin në lojë sindikatat.
-Puna është se nuk kemi sindikata, tha Muli. Kemi vetëm kryetarë sindikatash.
-Ska problem tha Lelo. Aq më mirë. Rëndësi ka që t’u ngelet atyre dështimi, jo Doktorit.
Se ndryshe dëshpërohen demokratët.
Atëherë Muli i hyri seriozisht punës dhe i takoi vet pesë kryetarë sindikatash.
Të parin takoi Kalanë.
-Doktori të çon fjalë dhe i duhesh përsëri si 30 vjet më parë, i tha Muli.
-Bëji të fala atij burri, tha Kalaja. Por duhet të përtërijmë kontratën me PD.
-Patjetër, i tha Muli.
-Siç e dini, ato pasuritë që na dhatë, kampet e pushimit, nga Ksamili në Velipojë, gjatë këtyre tridhjetë viteve na kanë mbajtur gjallë.
I kemi dhënë me qira, në fund dhe i kemi shitur, dhe me ato po rrojmë.
-E di, tha Muli.
-I jemi mirënjohës Doktorit për këtë. Por tani ato mbaruan.
Çfarë na premton Doktori, t’i motivojmë njerëzit? Se kemi mbetur pa leke tani.
-Po ja, t’ua marrim këtyre oligarkëve këto hotelet buzë detit e t’ua japim sindikatave, tha Muli.
-Me ato s'behët gjë, tha Kalaja, se ato ua kemi dhënë ne atyre.
Po ndonjë gjë tjetër, me ato bëhet lekë.
-Po mire, mendojeni e më thoni, tha Muli.
Gati jemi t’u premtojmë çfarë të doni. Vetëm të ngrihemi dhe një herë.
-Patjetër, tha Kalaja. Këto klubet sportive janë me leverdi.
Meqë Partizanin e ka marrë Doktori, sikur të na jepnit stadiumet e tjera dhe klubet.
Me këtë rast i bëjmë dhe mitingjet në stadium.
-Patjetër, i tha Muli, vetëm të ngrihemi dhe një herë.
-Do ta provojmë, tha Kalaja, por është bërë pak vështirë, se ata që u ngritën atëherë, tani shumica kanë vdekur.
Dhe këta të rinjtë nuk para na njohin mirë.
Por do ta provojmë. Rëndësi ka të bëjmë kontratë të mirë.
-Patjetër, tha Muli, dhe shkoi i raportoi Lelos.
-Le se je në rregull, i tha Lelo. Ti e ke bërë tënden.
Tani topi është në fushë të tyre.
Lini një Përgjigje