Muli gjen zgjidhjen pse kanë humbur nga votimi elektronik

5 Qershor 2023, 19:48Antena TEMA

Pas verifikimit të votimit elektronik në Elbasan, Vorë dhe Kamzë, ku votat u përputhen plotësisht me rezultatin elektronik, Muli thirri Lelon se si duhet të gjenin një arsye për ta justifikuar manipulimin.

-Ti kupton nga këto punët e elektronikës, i tha.

Çfarë duhet të themi tani?

-Kemi vetëm një argument, tha Lelo.

Të akuzojmë qeverinë që ka zgjedhur Kamzën, Vorën dhe Elbasanin, që janë zona me njerëz që nuk kuptojnë nga teknikat e reja, dhe i kanë manipuluar ata operatorët.

D.m.th të hapim fjalë, që këta socialistët që ishin operatorë, i kanë gënjyer njerëzit kur kanë votuar.

Fjala vjen, e kanë pyet katundarin e Bathores duke i thënë:

A do me i vënë kryq apo vizë këtij Rakipit të PS?

-Kryq mor burrë, ka thënë katundari.

-Ja pra, po ja vëmë, i ka thënë. Shikoje në kompjuter.

Dhe katundari ka parë se si ka shënuar kryq mbi Rakipin.

Kështu Rakipi ka marrë votën, që nuk i takonte.

Dhe në Elbasan duhet hap fjalë që operatorët i kanë thënë katundarëve duhet me e rujt Luçianon mos me i vene kryq.

Vetëm këtij socialistit kryq.

Dhe kështu na kanë marrë votat.

-E madhe kjo, tha Muli. Lere se e gjete. Kështu do ta bëjmë.

-Është i vetmi argument që kemi për të thënë, që procesi u manipulua gjatë votimit, jo në makinë.

Kështu nuk na hedh dot në gjyq as KQZ, se nuk ja kemi hedh fajin tenderit 23 milionë euro që ka bërë ajo jona që kemi nënkryetare.

Lini një Përgjigje