Muli tregon eksperiencat e tij në SPAK 

3 Qershor 2023, 17:20Antena TEMA

Është e treta herë që Muli thirret në SPAK për deklaratat e tij lidhur me parregullsitë zgjedhore.

Lelo ishte shumë kurioz të dinte se si ishte SPAK nga brenda, si silleshin, si pyesnin dhe detaje të tjera.

-Nuk është dhe aq i frikshëm sa e bëjnë, tha Muli.

Vetëm se kanë një të keqe, kërkojnë fakte.

U thashë, unë po të gjeja fakte nuk vija tek ju.

Fakte kërkojnë ata që janë me Edi Ramën dhe mafien, iu thashë.

-Ok, më tha një prej tyre.

Ke fakte që që janë me Edi Ramën dhe mafien, ata që kërkojnë fakte?

-Po ça fakte të kem për këtë, i thashë.

Këtë e ka thënë Doktori. Do fakt më të madh se kaq ti.

-Po mire, ke fakte që Doktori ka thënë të vërtetën, më tha?

Ky ishte kulmi.

D.m.th ai donte të më vinte në pikëpyetje besimin tek fjalët e Doktorit.

Aty pastaj u nxeha e nuk dija ç’të bëja.

Thashë ti përplas letrat në fytyrë e të iki, por mendova se mund të nxeheshin e të më arrestonin dhe hajt ta sqaroja pastaj pse më arrestuan.

Por kjo që nuk besojnë as Doktorin është skandal.

-Skandal qenka, tha Lelo.

D.m.th po të thërrasin Zenin ata dhe Zenit t’u referohet atyre që ka thënë Doktori, ata nuk ja quajnë?

-Nuk ja quajnë, është skandal, tha Muli.

-Epo si mund të vijë drejtësia në këtë vend me njerëz që kërkojnë fakte, duke vënë në dyshim ato që thotë Doktori, tha Lelo.

Po ka fakt më të madh se deklarata e tij? Skandal!

Lini një Përgjigje