Muli optimist për betejën e Berishëve kundër Blinken

27 Maj 2023, 19:33Antena TEMA

Lajmi se një tjetër Berishë ka paditur sekretarin Blinken, u pritë me gëzim të paparë nga Muli.

Lelo, i cili kupton nga punët e Amerikës, e lexoi me kujdes lajmin.

-Çështje e vështirë duket, tha Lelo, por rëndësi ka që më më fund u thye akulli.

Të kemi një shans të padisim atë agjent të Sorosit.

-Si mund ta bëjmë kauzën tonë këtë padinë, tha Muli?

-E sigurtë është që nuk do ta fitojë, tha Lelo.

-Kjo është në favor tonë.

Me këtë rast do themi dhe një herë që hapëm padi ndaj Blinken, Sorosi ndërhyri dhe e humbëm gjyqin.

Kjo tregon fytyrën e vërtet të SHBA dhe reformës në drejtësi.

Pas kësaj, ky Berisha tjetër është mirë ta çojë çështjen në Paris tek e njëjta gjykatë ku e ka çuar Berisha.

Aty do bëjmë betejën e vërtetë, se do verifikojmë a komandohet Franca nga Amerika, apo jo.

Po qe se as atje nuk ja hapin çështjen, atëherë vërtetohet teza se mafia e Sorosit komandon gjithë botën, tha Muli.

-Na duhet dhe një tjetër në Londër, tha Lelo.

Të gjejmë dhe një Berishë të hedh në gjyq Londrën.

Po se fituam as aty, atëherë kompletohet gjithe skenari.

-Do ta bëjmë patjetër. Me këtë do ti hedhim në erë, tha Muli.

Lini një Përgjigje