Lelo thërret psikologë për të dekoduar mesazhin e zonjës Kalaja 

25 Maj 2023, 18:16Antena TEMA

Zonja Kalaja, e cila paskësh pësuar një aksident ditën e zgjedhjeve, ka kaluar disa ditë në kllapi dhe pasi është zgjuar, ka mendime të reja për PD dhe situatën.

Lelo lexoi me vemendje deklaratën e saj dhe nuk është i sigurtë për çfarë i ka ndodhur.

Në deklaratë thuhej:

“U nisa fillimisht nga përvoja me aksidentin, kur me urgjencë më çuan në Spitalin e Traumës. Dhimbjet ishin të tmerrshme.

Atje nuk kishte asnjë sallë të lirë operacioni, ndaj më thanë se dorën e thyer do ma çonin në vend pa mpirje. Iu përgjërova mjekut, që ta bëja me qetësues.

Mjeku (të cilin e falenderoj shumë) më tha se pa dhimbje, nuk mund të kuptohej kur dora do të shkonte në vendin e saj.

Pa ato dhimbje të skajshme, dora nuk mund të rregullohej.

Vuajta shumë edhe në ditët pasardhëse.

Vuajta dhe bëra durim, e privuar edhe nga të gjitha veprimet më të vogla të jetës normale. Sot dhimbjet më janë pakësuar.

Duhet të kaloj domosdoshmërisht në këtë proces, i cili, kur përfundon, krijon një lidhje më të fortë se e mëparshmja të dorës në vendin e vet.

Kam reflektuar gjatë mbi këtë.

Kjo përvojë e dhimbjes fizike vlen njësoj për gjithë shoqërinë tonë.

Që ajo të shërohet nga e keqja që e ka zënë, i duhet të kalojë nëpër një dhimbje të madhe, të sakrifikojë dhe të heqë dorë nga mendësi e komoditete, në dukje të pandryshueshme.

Asnjë fitore e madhe nuk mund të vijë pa këtë revolucion.

P.S. E njëjta vlen tani edhe për Partinë Demokratike dhe opozitën e vërtetë.”

Lelo e lexoi disa herë dhe ngaqë nuk i dha dot dum vetë se ku e kishte fjalën zonja Kalaja, thirri një psikolog, i cili i dha shpejgimein e mëposhtëm:

“Zonja në fjalë ka kaluar temperaturë të lartë dhe goditje në disa vatra të trurit që lidhen me kujtesën.

Ajo tani mendon se revolucioni nuk ka filluar ende, ndërkohë që revolucioni ka mbaruar dhe akoma më keq, i duket që udhëheqësi i revolucionit duhet të jetë dikush që duhet të vrasë zotin Berisha.

Kjo është e rrezikshme, ndaj duhet marrë nën trajtim të qetësohet dhe t’i shpjegohet se atë ditë që je rrëzuar ti, është përmbysur bota dhe Doktori ka humbur nga Vermoshi në Konispol, por nuk ka vdekur akoma.

Ndaj duhet bërë durim se kemi dhe Lul Bashën nëpër këmbë dhe mund ta vrasë ai e na ngel përgjegjësia ne”.

Lini një Përgjigje

Blog Tema