Muli në kërkim të një kauze të re të Doktorit 

19 Maj 2023, 17:49Antena TEMA

Muli u ul sot seriozisht të diskutonte me Lelon se si duhet të ngrinin një kauzë të re të Doktorit, pas humbjes në zgjedhje.

-Duhet të veprojmë menjëherë, tha Lelo.

Mendoj që të hënën të nisemi për në Bruksel.

Nuk ka rëndësi nëse nuk na pret njeri. Atë e rregullojmë.

Dërgojmë këshilltarin Henz përpara dhe na pret ai në një kafe.

Themi takuam ish- këshilltarin e Merkelit.

Pastaj nxjerrim këta të mërgatës sonë para Parlamentit Evropian në protestë dhe tronditim Evropën.

Kjo sa për të mbajtur gjallë shpresën se do t’i mbrojmë votat.

Siç tha dhe Doktori, aksioni për mbrojtjen e votës nis sot.

-Dakord për në Bruksel, po këtu brenda si do bëjmë, tha Muli?

Ky gaz Bardhi na e mori prapë grupin dhe hajd merru me të.

Ta kishte marrë ky Salianji do ishte më ndryshe.

-Duhet të luajmë fort me këtë Salianjin, tha Lelo.

Do ishte mirë të mbaronte ai gjyqi dhe ky të shkonte ca kohë në burg.

Kështu do fillonim protestat, që pas zgjedhjeve Edi Rama na arrestoi një deputet dhe një kandidat bashkie, pra Salianjin dhe Belerin.

Me mbështetjen e Greqisë e bëjmë çështje në BE.

Mbushim Brukselin me parulla “Lironi Salianjin, të shpëtojmë vatanin”.

Kjo do na jepte shumë dorë dhe në opinionin e brendshëm.

Kavajën e ngremë në këmbë, se ata për Salianjin nuk të falin.

Të vetmit zgjohen mbrapa dhe jo përpara.

Plus këtu kemi dhe Gridën në krah.

-Ke të drejtë, tha Muli.

Në fund të fundit ça e gjeti Salianjin të rrijë ca muaj brenda.

Boll e shtymë atë gjyqin, ke të drejtë.

-Së fundmi mendoj të shpallim Evi Kokalarin agjente të Sorosit dhe Yuri Kim, pasi ka lajmëruar se do viëj me mision përçarës në Shqipëri.

Kjo mund t’i karikojë militantët dhe të merren me të më shumë se sa me Doktorin.

Në një farë mënyre krijojmë disa fronte.

-Dakord jam, tha Muli. Duhet nisur nga puna.

1 Komente

  1. R
    Realisti

    Amen! Salianji pastë këmbën e mbarë. Plani duket perfect. Lëviz bythën tani Muli dhe bëje realitet. Përpara për fitore të reja!

    Lini një Përgjigje