Muli dyshon tek sabotimi i Salianjit për Doktorin në Kavajë 

10 Maj 2023, 19:07Antena TEMA

Sot ishte hera e pestë që Doktori shkoi në Kavaje në këtë fushatë elektorale.

Ajo që i ra në sy Mulit ishte se në çdo takim numri i mbështetësve në miting sa shkonte e binte, ndërsa numri i atyre që i shkojnë Salianjit në takim sa vjen e rritet.

Duke diskutuar me Lelon për këtë çështje, Muli ngriti dyshimet se Salianji po sabotn Doktorin.

-Nuk besoj, tha Lelo. Por ndoshta njerëzit mendojnë se kur vjen Doktori sheshi mbushet vetë dhe nuk dalin, kurse kur vjen Salianji e ndjejnë detyrë të dalin se e dinë që nuk i shkon njeri.

-Kjo është dhe më keq, tha Muli.

Kjo është shkatërruese për imazhin e Doktorit.

Na duhet të gjejmë një justifikim, ndryshe Doktorit do t’i ikë mendja dhe do na bëjë ndonjë gjëmë para së dielës.

Do ta zbojë Salianjin andej si agjent të Gridës, të cilën tani e quan agjente të Ramës.

-Por s’di ç'të them, tha Lelo.

Të themi që kavajasit s'para kuptojnë mirë lakimin e emrit dhe kur dëgjojnë Salianji, u duket Saliu, dhe në vend të shkojnë tek takimi i Doktorit, shkojnë tek takimi i Salianjit.

-Jo se na mërziten kavajasit, se duket sikur i quajmë njerëz të trashë, tha Muli.

Na duhet një gjë më inteligjente.

-Po atëherë të themi që Doktorin e quajnë njeri të shtëpisë në Kavajë dhe nuk del njeri me e prit, kurse Salainjin e quajnë jabanxhi dhe dalin për ta respektuar, se kavajasit i respektojnë shumë jabaxhinjtë.

-Dakord, kjo për popullin shkon.

Po Doktorit çfarë t’i themi, tha Muli, se ai bëhet xhind në këto raste?

-Doktorit i themi ta ka bë Grida si ish- deputete e Kavajës, se nuk ta fal që s’ke pranuar ta bësh kryetare partie, por u bëre vetë.

Kjo e bind atë. Pastaj Salianji të bëjë ç'të dojë, le të distancohet nga Grida.

Lini një Përgjigje