Sot në mëngjes Mulit i raportuan se njësiti gueril i zonës Kalimash- Reps ka vepruar në orët e para të mëngjesit dhe ka djegur posterin e madh elektoral të Edi Ramës, titulluar “Non grata”
Duke ja raportuar Lelos përfundimin me sukses të aksionit, Muli i kërkoi të bënte gati disa versione se si mund ta justifikonin para gazetarëve.
-E para, nëse duam ta bëjmë jo politike, mund të themi që qytetarët janë revoltuar, se ata nuk dinë gjuhë të huaja dhe kanë menduar se Edi Rama i ka sharë nga gratë.
Njëri prej tyre thuaj që kishte deklaruar se Edi Rama na premton jo gratë në ardhmen, d.m.th me ndenjë pa gra.
Këtë se pranojmë kurrë ndaj dogjëm posterin.
-Kjo nuk shkon, tha Muli, se i nxjerr zonë të trashë nga mendja.
Ata janë zonë inteligjentë. Janë si mua.
-Atëherë ta bëjmë politike, tha Lelo.
-Po.
-Shumë mirë. Unë mendoj të themi se ne jemi krenarë që jemi “non grata”, se na ka nxjerr McGonigali dhe Sorosi, dhe nuk fyhemi nga ai poster.
Ajo që ne nuk pranojmë kurrë sa të jemi gjallë, është pse kishit fut dhe AliBashën në poster.
Ata janë spiunë të SHBA, jo “non grata”.
E keni bërë të maskoni njeriun tuaj brenda nesh, por ne nuk e durojmë dot. Ndaj e dogjëm.
-Kjo po, tha Muli. Kjo është fantastike.
Lini një Përgjigje