Muli kërkon një shpjegim për të ndalur sulmet e SHBA ndaj Doktorit 

3 Maj 2023, 18:51Antena TEMA

Deklarata e sotme e Escobar ja prishi prapë gjakun Mulit.

Ju desh të ritakohej me Lelon të bënin planin e përballimit të situatës.

-Çfarë t’i bëjmë këtij Escobarit, i tha Muli?

Na është qepur këmbë pas këmbe e nuk na ndahet. Si t’ia bëjmë?

-Duhet marrë me qetësi, tha Lelo.

Duhet të bëjmë një plan që ta përdorim pozitivisht. 

Për shembull Doktori të thotë nesër që ne po shkojmë drejt fitores, se Escobari duket i shqetësuar. 

Tan Shehu për shembull mund të thotë po qe se ne nuk fitojmë 45 bashki, SHBA nuk ka pse shqetësohet.

Ajo shqetësohet se ne do fitojmë.

Ed Paloka që nuk ja merr njeri për ters mund të thotë se këta të Sorosit, bëjnë kot që thonë “Jo mbrapa po përpara”, se ne e dimë si e kanë qejf.

Kështu gjërash, që t’u ngremë nervat.

-Nuk jam i sigurtë se njerëzit e besojnë që ne do fitojmë shumicën, tha Muli.

Po këtë të Ed Palokën mund ta besojnë.

Sidoqoftë unë them që të hapim fjalë se ky Escobari është nipi i Escobarit të famshëm të Kolumbisë dhe ndaj i do këta drogaxhinjtë shqiptarë.

-Jo, se kjo është e rrezikshme, tha Lelo, se atë e zbulojnë menjëherë nga është.

-Po ne e përhapim tek njerëzit tanë, tha Muli.

Si mendon ti se njerëzit tanë mes asaj që thotë Doktori dhe asaj që thotë SHBA, besojnë SHBA? Kurrë.

Ata duan vetëm t’i qetësosh.

-Po të jetë kështu s’ka problem, tha Lelo.

Madje mund të shtojmë që ai duke vdekur kishte lënë amanet që ky nipi i tij të merrej me Shqipërinë dhe të hakmerrej ndaj Doktorit, se ka qenë gjithë jetën kundër drograve.

Lini një Përgjigje