Muli kërkon justifikimin për dështimin në Bathore

24 Prill 2023, 19:34Antena TEMA

Takimi i sotëm i Doktorit në Bathore ishte një dështim.

Nuk u mblodhën as 150 vetë, ndërkohë që Doktori e kishte paralajmëruar si takim madhështor.

Muli kishte marrë gjithë masat që kur të fliste Doktori, të mos boshatisej sheshi, por problemi ishte se sheshi nuk u mbush.

Lelo, që merret me çështje të shtypit, u shqetësua dhe më tepër.

-Si do ta justifikojmë braktisjen, i tha Muli?

-Duhet të krijojmë një fabulë që Doktori e bëri qëllimisht, tha Lelo.

Pra të hapim fjalë që Doktori nuk donte të mblidhte njerëz sa Rama në Kamëz, pasi nuk ishte nevoja t’i lodhte njerëzit, pasi ata janë me Doktorin.

D.m.th të dalë Doktori në TV dhe të thotë: E bëra qëllimisht.

Në një vend ku njerëzit janë të gjithë me mua, s’kanë pse dalin në shesh, që t’i identifikojë Rama dhe të bëjë terror mbi ta.

E bëra qëllimisht. U thashë rrini në shtëpi, nuk ka nevojë.

Shikoni Facebok-un time. Ka qindra reagime. Ata më ndiqnin në Facebook.

-Kjo dakord, tha Muli, vlen për këta budallenjtë e Bathores, por tek Doktori si ta justifikojmë.

Ai ka dy javë që nuk i flet Belos vetëm për boshatisjen e stadiumit.

Tani do më turret mua, se Kamza është e imja.

-I thuaj më ka pre në besë Xhelali.

Më premtoi që do nxirrte njerëz dhe më vuri në gjumë.

-Kjo nuk më shpëton, tha Muli. D më thotë i ke ngul thikë pas shpine partisë.

-Po i themi janë ngatërruar njerëzit, nuk e kanë mendu miting të PD, se kjo logua jonë me ngjyra e ylber ngjan si logo e PS.

Ata janë mësuar me ngjyrë blu dhe PD. Kanë mendu që ka ardhur Ilir Meta e s’kanë dal.

-Kjo është dhe më keq, tha Muli. I bëhet fiksim fare kjo punë e logos dhe emrit. 

-Atëherë s’ke ça bën, tha Lelo. Hidhja fajin Klevesit, se ai merret me organizmin.

Nuk ke rrugë tjetër. Thuaj që Klevesi s’ka kuptuar dialektin dhe janë ngatërruar.

Lini një Përgjigje