Muli merrr masat që Doktori të mos ngatërrojë më emrat e kandidatëve

22 Prill 2023, 19:18Antena TEMA

Për çdo ditë Doktori e ngatërron emrin e kandidatit.

E bëri dhe dje në Kavajë, dhe sot në Përmet.

Muli thirri me urgjencë Lelon, se si duhet ta zgjidhnin këtë situatë.

-Është situatë e sikleteshme, tha Lelo.

Nuk ja themi dot Doktorit që i ngatërron emrat.

Është e vështirë t’ia thuash këtë.

-Po si t’ia bëjmë, tha Muli?

-Një mënyrë është t’ia shkruajmë emrin dhe t’ia vëmë përballë në çdo sallë që ai flet.

Një parrullë të madhe ku shkruhet “Votoni Filan Fistekun.”

-Kjo është zgjidhje e mire, tha Muli. Duhet ta bëjmë në çdo takim.

-Problemi është kur ai e takon kandidatin, tha Lelo, para se të nisë takimi, dhe mund ta ngatërrojë.

Për këtë duhet të presim çdo kandidat, që kur t’i japë dorën, t’i thotë i pari emrin, që të mos ta vërë në pozitë të vështirë.

-Edhe kjo është zgjidhje e mire, tha Muli.

-Se pastaj do thonë njerëzit, derisa ngatërron Doktori emrat e kandidatëve, mund të ngatërrohen dhe demokratët në votime dhe votojnë kandidatët e Vulës.

Se kanë dhe siglën e PD.

-E vërtetë, tha Muli.

Po ja me këto masat ndoshta e kufizojmë pak këtë imazhin e keq që bën duke ngatërruar emrat.

-Dakord, këto e përmirësojnë situatën, por jo Doktorin, tha Lelo.

Atij do t’i thellohet kjo sëmundja dhe në fund mund të të ngatërrojë ty me Gaz Bardhin dhe mua me Land Bejkon, se jam dhe qeros.

Dhe unë do ta kem më pisk punën, se ai Bardhi ka filluar ta dredhë.

1 Komente

  1. D
    DinPak

    Mero, tek dialogu kur Muli i thote Lelos se mos votuesit ngatrohen e votojne per ata te vules se kane edhe siglen e PD ne fleten e votimit, mua me erdhi ne mendje nje pergjigje me e mire: Te njoftohen te gjithe votuesit take qe ne asnje menyre te mos votojne kandidatet me Sigler e PD.

    Lini një Përgjigje