Sot ishte Dita e Librit dhe Muli vendosi të thërrasë Lelon se si mund ta përdrnin këtë për fushatë.
-Kam një ide tha Muli që të prodhojmë një fabulë sot, se si Foltorja vlerëson njerëzit e librit dhe jo të fortët si PS.
-Po dakord jam tha Lelo. Por duhet të shmangim nga ky debat kandidatët që kemi, se ata të shkretët s'kanë lexuar asnjë libër.
-Po ja mund të marrim shembullin tënd që ke botuar dhe libër, tha Muli.
-Po mund ta bëjmë tha Lelo, por puna është se kush e ka lexuar nga PD.
Mendoj se Besniku është rast i mirë që ka ribotuar librin me parathënie të Doktorit. Herën e parë e ka botuar në Francë me parathënie të një francezi, herën e dytë me parathënie të Doktorit. Dhe ta marrim si shembull se si Doktori bën dhe parathënie librash kur autorët e kuptojnë gabimin e botimit të parë dhe e korrigjojnë.
-Po ka bërë dhe Klevesi një libër për Unazën e Tiranës tha Muli. Mund ta marrim dhe atë si shembull.
-Atë jo, tha Lelo se demokratët nuk e kanë votuar për deputet dhe do thonë pastaj, demokratët nuk e duan njeriun e librit.
-Po mirë atëherë tha Muli. Të bëjmë një aktivitet ku të nxjerrim në pah vlerat e Doktorit si lexues.
-Kjo mund të bëjë nervoz Ilir Metën se i duket si karshillëk, tha Lelo dhe mund të na fusë përçarje në koalicion. Duhet bërë kujdes me librin se krijon keqkuptime.
-Po çfarë të bëjmë pra, tha Muli.
Unë them të njoftojmë se unë po përfundoj një libër për Doktorin, tha Lelo i cili do jetë libri i jetës për të. Kështu mund të ngremë pak moralin e demokratëve dhe kthejmë dashurinë e tyre për librin. Ndryshe ata s'do zënë kurrë libër me dorë.
Lini një Përgjigje