Muli kërkon përgjegjësi për tradhtinë e këngëtarëve 

2 Maj 2023, 20:16Antena TEMA

Muli vendosi sot të diskutojë me Lelon rreth përgjegjësisë që duhet të kërkojnë brenda Foltores për tradhtinë në masë të këngëtareve ndaj Doktorit.

-Jemi në krizë, tha Muli.

Na ka tradhtu Ermal Mamaqi që ka bërë këngën e vitit 2007 dhe vitit 2011 të fushatës elektorale.

Më 2023 shkon del me Erion Veliaj.

Na kanë tradhtu motrat Koçi, për të cilat kam dhe unë përgjegjësi.

Na ka tradhtuar Çiljeta, e cila ka kënduar për PD që më 2009.

Kjo kërkon një lloj analize.

-Po mire, filloje analizën nga vetja, tha Lelo.

Pse ke përgjegjësi ti për motrat Koçi?

-Kam se kur u bëra deputet i thjeshtë nuk ma varën më dhe unë i humba lidhjet.

Ta dija që do bëhesha sekretar i Përgjithshëm, i kisha mbajt afër, por nuk e kisha ëndërruar kurrë këtë gjë.

-Po ky Mamaqi pse ka ikur?

-Po ai ka kënduar për Kol Olldashin dhe Lul Bashën.

Me sa duket, meqë kanë ikur ata, iku dhe ai.

-Atëherë duhet të reflektojmë, tha Lelo.

Duhet të hapim fjalë, që këta këngëtarët nuk kanë ikur, por i kemi zbuar vetë se kanë bashkëpunuar me besëprerët e Doktorit.

Vetëm kështu fitojmë pikë dhe dukemi që nuk ua kemi nevojën. Ndryshe do duket si braktisje tha Lelo.

Madje duhet të themi se fakti që nuk ka më këngëtarë tek Foltorja, do të thotë që nuk ka më besëprerë.

-Dakord, tha Muli. Nuk është keq si justifikim.

Vetëm se do dukem dhe unë si besëprerë, meqë më kanë tradhtuar dhe mua.

Lini një Përgjigje