Muli pati një debat të fortë me Lelon sot në mëngjes.
Lelo në shenjë solidariteti me Belon, kishte ngritur një natë më parë të dy gishtat e mesit në një televizion, për të treguar se ky tani do jetë simbol i ri i Foltores.
Muli ishte kundër.
-Nuk mund të kalojmë nga simboli ynë me dy gishta, tek simboli me një gisht.
-Po nuk ka problem, i tha Lelo, se nga dy gishtat tanë, njëri është gishti i mesit, njëri është gishti tregues.
Kështu një gisht kemi hequr.
-Jo o zotëri, se bëj atë unë, duhet justifikuar tek demokratët.
-Po s’ka problem, krijojmë një fabulë sikur Meta ka bezdi këtë simbolin me dy gishta, ne kemi bezdi simbolin me grusht, dhe kemi rënë dakord ai të heqë grushtin, ne të heqim gishtin tregues, dhe mbetet gishti i mesit.
-Pa pyetur atë burrin se bëj dot, tha Muli.
Se pastaj rrëzohet gjithë historia e PD dhe Belua kalon menjëherë i dyti, pas Sali Berishës.
Sali Berisha ka shpikur simbolin me dy gishta kurse Belua hyn në histori si shpikës i simbolit me gishtin e mesit.
Kjo nuk mund të ndodhë kurrë. Është thikë pas shpine ndaj atij burrit.
-Po dhe Lubonja e bëri, tha Lelo. Duhet ta bëjmë patjetër simbol të fushatës.
-Jo or zotëri, se nuk jemi në fushatë të bëjmë kryetar të ri PD-je, e kemi Doktorin.
Nuk e bëj atë kurrë unë. Unë s’kam pranuar ta bëj as ambasadori i OSBE këtë gjë, jo të pranoj Belon.
Lubonja ka ngritur dhe tre gishta më ‘97, ne s'do shkojmë pas Lubonjës.
Lubonja ka ardhur pas nesh.
E nisi me tre gishta, shkoi me dy, tani ka përfunduar tek gishti i mesit.
Është punë e tij, jo e jona.
Lubonja gishtin e mesit e mori qe me 1975.