Muli i shqetësuar nga intervista e Doktorit në televizionin iranian 

30 Prill 2023, 19:48Antena TEMA

Sot u ribotua në shtyp një intervistë që Doktori ja ka dhënë televizorit iranian në Mars të vitit 1997. Intervista ishte shumë e rëndë pasi Doktori akuzonte Janullatosin se ka bërë kontrabandën e naftës me ish Jugosllavinë, BERZH se ka ndërtuar firmat piramidale, ndërsa SHBA e quante fuqi koloniale që i kishte kërkuar Portin e Durrësit po ky nuk ja kishte dhënë. 
Lelo ishte po ashtu i tronditur. 
-Kemi një shans tha Lelo. Televizioni iranian tani është në luftë me Shqipërinë dhe nuk jep kopje të intervistës. Këta nuk kanë si ta provojnë Ndaj duhet ta përgënjeshtrojmë. 
-Puna është që intervista është ribotuar në revistën Zambak tha Muli. Mbaj mend atë ambasadorin e Bosnjës atëherë në Tiranë, Zejnullahun, ishte një kosovar, që na e solli revistën me gëzim që kishte mbrojtur Doktorin, duke e përkthyer nga televizioni iranian dhe duke e botuar tek Zambak. 
-Nuk i di njeri këto gjëra tha Lelo. Kush mban mend nga brezi i ri ca ka ndodhur atëherë. Rendësi ka ta përgënjeshtrojmë. 
-Mbaj mend dhe Abdi Baletën tha Muli që përgëzoi Doktorin për këtë intervistën se kishte bashkëpunim me shtypin iranian. 
-Kush e njeh tani Abdi Baletën tha Lelo . As e dinë fare që ka egzistuar. 
-E kam fjalën që ka akoma dëshmitarë si ngjarje tha Muli dhe na prish punë. Aq më tepër që mund ta kenë regjistruar dhe amerikanët dhe këta izraelitët. 
-Nuk ka rëndësi tha Lelo. Tani vetëm duhet përgënjeshtruar. Dhe nëse e nxjerrin me figurë këta të qeverisë themi është montazh. Tani ka teknika plot montazhi. 
-Dakord tha Muli, por unë e di që e ka dhënë ndaj kam frikë. Ti je rehat se ishte me socialistët atëherë. 
 
 

Lini një Përgjigje