Mulit i shuhen shpresat si pasardhës

4 Maj 2023, 19:18Antena TEMA

Doktori dje ka deklaruar se pasardhësi i tij duhet ta çajë rrugën vetë, duke u provuar në beteja.

Ai vetë nuk lë pasadhës.

-Po qe se do lë pasardhës, lë ose djalin, ose vajzën time, tha, por nuk lë.

Kjo e gëzoi shumë

Vendosi ta ndante si lajm me Lelon.

-Si të duket ty fakti që ai deklaroi se Zeni nuk do jetë pasardhës i tij, tha Muli?

-Normal, i tha Lelo. Zeni s’ka si të jetë pasardhës.

Aktulisht ne e kemi kryetar partie.

Pasardhës mund të jetë djali i Zenit.

-Po kryetar është Doktori, tha Muli. Zeni bën punën.

-Po pra. Tani Doktori është si Luli më parë, kurse Zeni si Doktori.

Do humbasë Doktori, do t’i thotë Zeni tani jep dorëheqje, se nuk mund të vazhdosh më gjatë.

Dhe do bëhet Kuvendi e do fitojë Zeni.

Jo si trashëgimtar, si pasardhës.

-Nuk më kishte shkuar mendja këtu, tha Muli.

Mendova se e kishte që Zeni nuk do jetë kurrë kryetar i PD.

-Jo, i tha Lelo. Doktori tha që nuk ja jap më askujt partinë vet, por po e mori me garë s’ka çi bën.

Aq më tepër që tha, kush humbet jep dorëheqje.

Ai tani humbet, jep dorëheqje dhe e fiton Zeni.

-Jo, për zgjedhje lokale nuk quhet, tha Muli.

Nuk jep dorëheqje. Duhet pritur 2025.

Sidoqoftë mendova se mund të kandidoja dhe unë, por nuk e kisha kuptuar mirë.

Të lutem mos i trego njeriu.

Lini një Përgjigje