Muli në dilema për fitoren e Luizit 

6 Maj 2023, 20:09Antena TEMA

Meqë sot është “Finalja e Madhe”, Muli po diskutonte me Lelon për Luizin.

-Tani nuk jam i sigurtë, tha Muli, nëse ja vlen të mbështetemi tek ai apo jo.

E nisi shumë mirë, u bë me Doktorin, doli dhe Doktori e mbështeti, dhe në fund u bë me Benetin.

Më mirë të humbasë, pasi do themi humbi se ja drodhi Doktorit, njësoj si Alibasha.

Kush ja dredh Doktorit nuk fiton.

-Puna është mesazhi është i dyfishtë, tha Lelo, edhe për Doktorin.

Pra na siguron një lloj alibie që po humbëm thellë, themi që humbëm prej Luizit.

Prandaj është më mirë të fitojë, se ne humbjen e kemi të sigurtë.

Të paktën po fitoi ai themi humbëm se na doli kundër Luizi.

-Nuk duhet ta marrin vesh demokratët këtë bisedë, tha Muli, se ata janë të bindur tek fitorja e Doktorit.

-Po flasim mes nesh, tha Lelo, nuk po flasim në miting.

Pra duhet të jemi gati të përdorim dhe humbjen e Luizit, dhe fitoren.

-Problemi është se çfarë ndodh që dhe nëse humb Luizi, të humbasim dhe ne?

-E njëjta gjë, tha Lelo.

Do themi demokratët u zhgënjyen se humbi Luizi, dhe u demoralizuan pasi ata janë të bindur se ai ishte me Doktorin.

Po qe se fiton atëherë do themi humbëm se fitoi Luizi që në tradhtoi. Kështu jemi të qetë.

-Tani po, tha Muli.

Jam dhe unë më i qetë se çdo themi javën tjetër.

Lini një Përgjigje