Konsulta e Mulit me Lelon për Himarën sot ishte e vështirë.
Të dy ishin të paqartë se ç’duhet të bënin me kandidatin e Himarës, Beleri.
-Na ka futur në telashe, tha Muli.
Ata të Pilurit thanë dozojmë teserat, këta të Lumittë Vlorës thanë mos të na shkelë këtej.
Si t’ia bëjmë? Si ta justifikojmë?
-Kam një ide, tha Lelo.
Ne jemi parti sovraniste, pra jemi kundër ndërhyrjes së Perëndimit në Shqipëri.
Pra nuk do lejojmë SHBA dhe Evropën të na diktojë në Shqipëri.
Beleri po ashtu është parti anti-perëndimore, se përfaqëson Agimin e Artë në Shqipëri.
Dhe ata janë kundër Perëndimit.
Do themi që ne jemi lidhur ideologjikisht si parti sovraniste, nuk ka lidhje me Himarën.
-Po këtë po e kandidon Dulja, tha Muli.
-Po dhe ai Agim i Artë është, por thjesht nuk ka ndryshuar emrin e partisë, siç ka bë Meta.
-Po ndonjë variant tjetër nuk kemi, tha Muli, se kjo na i dëshpëron më shumë demokratët?
-Variant tjetër është vetëm të themi që e bëjmë të kemi dhe ne një aleat perëndimor, Greqinë.
Me Belerin sigurojmë mbështetje të Greqisë.
Pra nuk dukemi parti anti-perëndimore.
Tani zgjidh e merr.
Nëse do të quhemi pro Perëndimit themi që e kemi se duhet të na mbështesë Greqia me ndihmën e së cilës do mundim SHBA.
Po duhet të jemi anti-perëndimorë themi që jemi në aleancë me Agimin e Artë, se dhe ata janë anti-perëndimorë.
Lini një Përgjigje