Gjatë vizitës së Metës në Skrapar ka ndodhur një incident i rëndë. Muli thirri me urgjencë Lelon se si ta menaxhonin këtë në shtyp.
-Çfarë ka ndodhur i tha Lelo.
-Po ja shkoi për takim dhe nuk ju mblodhën njerëz. Pastaj ai e humbi dhe filloi t'i shajë të gjithë me libër shtëpie. Në fillim ata të partisë së tij, pastaj ata që mendonte se e kishin tradhtuar. Në fund i hyri atij restorantit të famshëm në Skrapar brenda, dhe ju turr pronarit duke i vënë duart në fyt.
Haram i paçi ndihmat e mija, i tha. Unë ty të kam bërë njeri, ti as ne shesh nuk del se je shitur tek Edi Rama. Mos të kishin ndërhyrë rojet e mbyti tjetrin.
-Nga ana etike qenka e rëndë tha Lelo. Por me thënë të drejtën, Meta në këtë pikë ka të drejtë se s'ka lënë skraparlli pa ndihmuar.
-Po tha Muli, por ata që ka ndihmuar, janë në Tiranë. Ata që kanë mbetur aty, s'ja dinë për nder. Ky është problem.
-Shpresoj mos të ketë bërë njeri ndonjë video tha Lelo se do na hapë telashe. Duhet të dërgojmë të heqin natën kamerat e restorantit dhe t'i fshijmë.
Nëse del ndonjë video duhet të themi që është provokim i Edi Ramës dhe Meta i është përgjigjur si trim që është.
Nëse nuk del ndonjë video, do ta mohojmë.
-Por e ka marr vesh gjithë qyteti tha Muli. Na dëmton.
-Hajt mo burrë ne po rrezikojmë në Shkodër, t'i qan hallin e Skraparit. Rëndësi ka mos ta shikojë populli se është çmendur ilir Meta se e kemi kryetar. Të tjerat shtyhen.
meta, agush kari edhte I forte te gjithe I thyen ne mes dhe i fut me thes
O Mero, nuk te dua fare,por kur I tall keto hajdutet e bagdatit ,meriton respekt.