Pas lajmit se një gjykatës ka urdhëruar Policinë e Shtetit të marrë forcërisht Doktorin më 19 maj në Gjykatë përballë Erion Veliaj, e shqetësoi pa masë Mulin.
-Problemi nuk qëndron tek rëndësia e gjyqit, por bëhet rrugë po u bë një herë, i tha Muli, Lelos.
-Unë mendoj se është e thjeshtë, tha Lelo.
Doktori të shkojë vetë në mëngjes, një orë para në gjykatë, dhe policia shkon kot tek shtëpia.
-E njeh lali Erin ti vëlla, i tha Muli?
Ai ja çon që më 12 të natës tek shtëpia. Ti thu një orë para.
Duhet të marrim masa ta shoqërojmë me militantë.
Të mblidhemi 2 mijë vetë para shtëpisë së Doktorit dhe të marshojmë me këmbë drejt gjykatës.
Prej aty pastaj të nisë revolucioni.
-Puna është se mund të kemi humbur thellë, tha Lelo, e nuk na vjen njeri fare.
-S’ka problem, aq sa të vijnë. Boll mos ta lëmë vetëm.
Ajo e mërzit shumë aty.
-Po mire, tha Lelo. Mund ta bëjmë dhe këtë.
Puna është se prapë do quhet që Doktori ju bind gjykatës.
Deri tani miti ka qenë që nuk i bindej gjykatës. Madje as prokurorisë.
Deri më sot vetëm Ilir Meta e ka marrë një herë zvarrë dhe e ka marrë në pyetje në polici.
Kjo është dhe fyerje për Ilir Metën, se duan ti heqin dhe atij rekordin.
Pra thyejnë dy rekorde në një ditë.
Një që marrin me forcë Doktorin në gjykatë, dhe e dyta, që Ilir Meta nuk është i vetmi që e ka marrë Doktorin me forcë.
Është fyerje dyfish për koalicionin tonë.
-S'kemi ç’bëjmë, tha Muli.
E vetmja zgjidhje është të marshojmë drejt gjykatës me dy mijë vetë dhe të themi shkuam dhe i kallëm datën gjykatës.
Që mos ta përsërisin më.
Lini një Përgjigje