Muli shpjegon arsyet përse nuk ikën Doktori 

16 Maj 2023, 20:44Antena TEMA

Pas zbardhjes së rezultatit dhe përfundimit të numërimit Muli u takuan me Lelon për të qartësuar qëndrimin pse Doktori nuk duhet të iki nga  selia e SHQUP. 
-Unë mendoj se duhet të gjejmë një arsye të fort të Muli dhe pastaj disa arsye të tjera shtesë. Por arsyeja kryesore duhet të jetë e fort që të motivojmë demokratët. 
-Mendoj se këtë duhet ta quajmë betejën e parë të Doktorit, tha Lelo. Kemi një rezultat të ngjashëm me atë të Marsit 1991, kur PD hyri për herë të parë në zgjedhje dhe u mund nga Partia e Punës me dy të tretat. Atëherë duhet të themi që Doktori kështu e nisi dhe më 1991 por më 1992 fitoi shumicën. 
-Bravo tha Muli . Ky është tamam argument. Doktori kështu e nis po të mbyt pastaj. 
-Si arsye shtesë duhet të shtojmë që Lul Brava dhe Edi Rama janë të interesuar të lëshojmë selinë e SHQUP se duan të bëjnë kulla. Por ne dhe asnjë votë të mos marrim selinë nuk e lëshojmë, tha Lelo. 
-E drejt tha Muli. 
-Një tjetër arsye është parkingu u SHQUP. Ata duan që ne të mos kemi ku të parkojmë makinat tani që kanë rritur dhe çmimin e parkingjeve. Pra duan që të dalim me këmbë nga shtëpia. Këtë nuk e lejojmë kurrë. 
-Smë kishte shkuar mendja tha Muli por ke të drejt. 
-Një tjetër arsye që Lul Brava thotë që duhet të lironi selinë ka të bëj me dyert e blinduara që ai ka lënë brenda selisë se kërkon ti marrë ti shes. Por ne nuk ja dorëzojmë kurreë. 
-Nuk duhen dorëzuar ato tha Muli. Ishin dhe material i mirë. 
Dhe e fundit mendoj se Doktori duhet të dal përditë të thotë që nuk e jap dorëheqjen, që të mos kuptohet që kanë dhënë dorëheqje shqiptarët prej tij. Të duket sikur është ende person që e duan. 
-Po dhe kjo ka shumë rendësi tha Muli. Duhet të punojmë fort në këtë drejtim. 
 
 
 

Lini një Përgjigje