Pas përfundimit të numërimit, Muli thirri Lelon të bënin së bashku deklaratën e parë të Doktorit pas humbjes.
Muli i dha udhëzimet e veta, se ku duhet të mbështetej dhe çfarë perspektivë kishte opozita pas këtij rezultati.
Pasi i mblodhi gjithë udhëzimet, Lelo bëri këtë deklaratë:
“Të nderuar demokratë!
Jam sot para jush për t’u dëshmue vënin në jete të skenarit të asgjësimit të votës nga Edvin Kristaq Rama.
Ai ka pas në tryezë dy skenarë të ofruar nga McGonigali dhe McGonigali me fustan.
I pari, ishte skenari i arrestimit të opozitës, duke e nisur nga Himara e duke përfunduar në Tiranë , por kur pa se populli shqiptar do reagonte, vuri në zbatim skenarin e dytë.
Ai ishte skenari i asgjësimit të votës.
Ky skenar bëri që vota të futej për PD dhe të dilte për PS, përmes disa aparaturave digitale që McGonigal ka sjellë në zyrën e Ramës gjatë kohës që e vizitonte atë.
Aparaturat janë futur pjesë pjesë në vend nga Agron Neza dhe Dorian Duçka.
Ato janë montuar në zyrat e PS dhe pastaj janë shkëmbyer me aparaturat e KQZ, duke mos u kuptuar.
Ne kemi fakte se votat në Kamzë janë futur për PD dhe kanë dal për Rakip Sulën.
Këto janë fakte të pamohueshme, që provojnë skenarin e asgjësimit të votës.
E njëjta gjë ka ndodhur dhe në votimet me dorë në Tropojë, në Shkodër dhe Kukës.
Ju e dini se McGonigali ka qenë qytetar nderi i Kukësit dhe Tropojës, dhe u ka dhënë kryetarëve aktual të Edi Ramës aparate që shndërrojnë votën.
Ne nuk do ta tolerojmë këtë skenar ogurzi për kombin shqiptar, që synon shfarosjen e kombit.
Ne do të rezistojmë.
Të hënën fillon revolucioni ynë, i cili do të jetë kauza jonë e madhe deri në fitore të plotë dhe asgjësimit të këtyre skenarëve ogurzi të McGonigalit dhe McGonigalit me fustan”.
Mos i lodh aq shumë o Mero , jepu fjalimin e Vrenozit sidomos pjesën e fundit , t’ja u japë të dy LIDERËVE , për t’ja u lexuar BF-istëve , me rastin e fitores spektakolare !