Lajmi më i mirë që mori Muli sot në mëngjes ishte arrestimi i Belerit në Himarë, për blerje votash.
Lajmi e kapi në befasi dhe nuk po u besonte veshëve.
-Po po e kanë arrestuar mbrëmë, i tha Lelo.
Rama sa doli nga Opinioni mori policinë dhe u tha ma arrestoni atë qen, si më çoi sms dhe në emsion.
Dhe policia ju vërsul dhe e rrëmbeu.
-Po ku e çoi, tha Muli?
-E çoi njëherë në Vlorë.
Nuk e gjetën Ramën aty, pastaj ja çuan në Surrel.
Aty Rama e kishte kërcënuar.
-Do më shash më mua, i tha?
-Do të shaj sa të kem fuqi, i tha Beleri.
Ti je tradhtar i helenizmit.
Të të vijë turp, se je dhe kushëri i Dendias, nga Vunoi.
Aty Rama s’ka mbajtur më, e ka qëlluar me grusht dhe ka thënë: Çojeni në qeli.
-Po tani çfarë do bëjmë ndonjë gjë, tha Muli?
-Tani na ka ardhur zogu në dorë, tha Lelo.
Fillojmë mos njohjen e zgjedhjeve.
Greqinë e kemi në krah.
Do themi që gjithë kandidatët tanë u frikësuan, se kur Rama arreston këtë që ka Greqinë me vete, vaj medet ne të tjerët.
-E bukur kjo, tha Muli. D.m.th shpëtuam nga humbja.
-Shpëtuam, i tha Lelo.
-E mos vdeksh kurrë Fred Beleri, tha Muli.
Hero i helenizmit dhe i shqiptarizmit të vërtetë je.
Ti ja shpëtove fytyrën Doktorit dhe gjithë ne të tjerëve.
Hallall burgun o bir.
Te zbardhet sa me pare ngjarja