Televizioni Zeni.TV transmetoi dje një pamje të Lulit duke hyrë në një pallat.
Më pas montuan dhe një hyrje të Taulant Ballës.
Lelo u bë shumë kurioz dhe i erdhi inat që ja kishin mbajtur sekret këtë skup për zgjedhjet.
-Si ja arritët, tha Lelo?
-Kishim dy përparësi, tha Muli.
Kur tradhtoi Jozi, Gon Kuliçi i tha këtij pronarit që e ka shok, të vendosë kamera kush hyn e del tek pallati i Jozit.
Meqë atë pallatin e ka bë babi I Joridës, që të mos binte në sy, e vunë tek ky pallat, që të kontrollonte hyrjen.
E dyta, në atë pallat banojnë dhe plot bashkëpunëtorë të tjerë të Lulit, përfshi Preçin dhe ca tipa të tjerë afër tij.
Një ditë roja i pallatit konstatoi se në pallat u shfaq Luli.
Ai e ndoqi me kamera ku shkoi dhe pa që e kishte ftuar për darkë këshilltarja.
Lajmëroi menjëherë.
I thamë na jep kamerën.
Kjo ka tre muaj që e kemi siguruar.
Pastaj na u desh të regjistrojmë Taulantin kur hyn në një pallat e të montojmë sikur hyn në të njëjtin korridor.
-Po Jozi e ka dit që e përgjoni?
-Besoj që jo. Por nuk ka pas abuzime.
Nuk i ka shkuar njeri për vizita nga armiqtë.
Kurse këtë këshilltaren e Lulit dhe Preçin e kemi se çfarë bëjnë çdo orë të ditës.
Këtë e kemi dhe në çdo pallat ku janë njerëzit e Lulit.
-Ky qenka Big Brother, tha Lelo.
U marrosëm kot pas Luizit.
Paskemi pas regjisorin tonë më të talentuar.
Lini një Përgjigje