Muli po diskutonte sot me Lelon për orët e fundit para fillimit të votimit, se si duhet ta interpretonin rezultatin që do mernin nesër.
-Ne jemi të fituar, tha Lelo.
Do ta krahasojmë veten me 2019 dhe do flasim me përqindje.
Fjala vjen, nëse kemi marrë 10 për qind, do themi kemi marrë dhjetë për qind më shumë se më 2019.
Nëse kemi marrë 30 për qind do thotë kemi marrë 90 për qind më shumë.
-Po këtë mund ta bëj dhe Luli, tha Muli.
-Ai nuk e bën dot, tha Lelo, se ai nuk ka kandidatë që fitojnë.
Kështu që nuk ka me se të krahasohet.
-Dakord, kjo është për shtypin, tha Muli.
Po demokratëve çfarë t’u themi?
-Me ata e kemi kollaj, tha Lelo.
Do t’u themi që Edi Rama hodhi në erë zgjedhjet, duke arrestuar Fred Belerin.
Njerëzit u frikësuan dhe lanë fushatën.
-Po ne kemi thënë që demokratët nuk tremben, tha Muli.
Si do t’i nxjerrim frikacakë tani?
-Jo, kandidatët tanë nuk u tremben, por demokratët e panë që kjo puna e lekëve mori fund dhe nuk kanë shkuar.
U trembën jo për fatin e tyre, por për fatin e kandidatëve që mund të arrestoheshin.
-D.m.th si finale çfarë duhet të bëjmë, tha Muli?
Të themi fituam në darkë, apo të themi nuk ishin zgjedhje, na vodhën?
-Unë them sa të mbarojnë zgjedhjet të deklarojmë se ne fituam të drejtën të themi na vodhën. Kjo nuk është pak.
Luli nuk e kishte këtë të drejtë.
Doktori na e riktheu me dinjitet.
Lini një Përgjigje