Muli shpreson shumë tek votimi i Doktorit bashkë me gjithë familjen

14 Maj 2023, 19:40Antena TEMA

Votimi i sotëm i Doktorit bashkë me gjithë familjen e ngrohu shumë Mulin.

Kur i pa të gjithë bashkë, nuk e mbajti dot vetëm.

Një pikë loti i ra mbi mjekër dhe u drodh i gjithi.

-Çfarë ke, tha Lelo? More ndonjë lajm të keq?

-Jo, i tha. Po shikoj Doktorin me familjen.

Kanë dalë të gjithë bashkë.

Nuk besoj se ka demokrat në çdo cep të Shqipërisë që nuk është gati të japë jetën për këtë familje.

Njëri më i mirë se tjetri.

Është një motiv i madh për të gjithë ne dhe sikur të vritemi sot.

Boll që e dimë për kë votojmë.

-E vërtetë, tha Lelo. Nuk më kishte shkuar mendja.

Por është një motiv i madh.

-Të gjithë ata që kanë dyshime se Doktori është plak dhe nuk ka të ardhme, sot kanë një përgjigje, tha Muli.

Ajo familje do na udhëheqë gjithmonë.

Mendo që kanë dhe nipat e mbesat.

-E vërtetë është, tha Lelo.

Dikush që ka rezerva për Doktorin e kompenson teta Lili, kush ka rezerva për Zenin e kompenson Karmina, kush ka rezerva për Gitën e kompenson superdhëndri…e kështu me radhë.

-Dhe sikur për këtë foto të kisha jetuar, ja vlente, tha Muli.

Tani do nisem për Elbasan dhe nuk vij gjallë pa sjellë mandatin e Luços këtu.

Nuk mund ta lëmë këtë foto në mëshirë të fatit.

Duhet ti dalim zot, tha Muli. Dhe u nis.

Lini një Përgjigje