Muli qetësohet pas vendosmërisë së Doktorit për të vazhduar 

17 Maj 2023, 17:16Antena TEMA

 
Pas udhëzimeve të djeshme të Mulit se si duhet konsideruar fitore 14 Maji, situata sot dukej më e qetë. Vet Peka kishte arritur në përfundimin që kishte arritur dhe Rubrika Antena se humbja e 14 Majit është si humbja e 31 marsit 1991 dhe kjo i ka bindur demokratët se vitin tjetër do të vijnë në pushtet. 
I vetmi shqetësim i Mulit tani mbetet fakti që Ilir Meta është forcë kryesore në gjithë këshillat bashkiake dhe ata janë të dytët. 
Lelo i dha një rrugëzgjidhje dhe për këtë. 
-Në zgjedhjet e 2025 do jemi shumë të favorizuar. Bashki nuk kemi, kështu që nuk kanë si të na bëjnë përgjegjës për keqqeverisje. 
Në këshilla bashkiake jemi forcë e tretë, kështu që nuk mbajmë përgjegjësi për vendimet që merren. Më 2025 ne shkojmë ballëlart si forca politike që nuk ka asnjë përgjegjësi për atë që ndodh. Nuk kanë çfarë të na thonë. 
-Nuk më kishte shkuar mendja tek kjo tha Muli. Qenka gjeniale. 
Nga ana tjetër kemi disa përparësi që nuk i ka kundërshtari. Pëprarësi e parë është që tani jemi në ilegalitet. Askush nuk e di më kush është me ne e kush kundra nesh, pasi nuk del njeri hapur dhe kështu nuk na i blejnë dot më mbështetësit. 
Kjo ka rëndësi të madhe. 
Po ashtu një tjetër përparësi, është që më 2025 Doktori do të jetë 81 vjeç dhe shqiptarët do thonë t'ia japim një herë se plak se nuk ka më kohë për të ardhur në pushtet. Kurse Edi Rama është i ri dhe po ja dhanë prap kushedi sa mund të zgjas. 
-A thua mendojnë kaq gjatë shqiptarët tha Muli. 
-Mendojnë mendojnë tha Lelo, se po të mos mendonin, nuk na lehtësonin nga barra e pushtetit këtë radhë. Ose na e japim tamam, ose nuk na e japin fare. 
 

Lini një Përgjigje