Pas vendimit të Doktorit për t’u votëbesuar përsëri si kryetar pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit, Muli ka hyrë në një siklet të madh.
Biseda e sotme me Lelon ishte po kaq e vështirë.
Doktori ka dhënë urdhër, që votëbesimi të dalë 98 për qind pro dhe 2 për qind kundër.
-Nuk më duket problem, tha Lelo.
2 për qind ndoshta s’kemi pse lodhemi, se mund të jenë vërtetë kundër Doktorit.
-Budalla, i tha Muli. Se ti je i ri këtu.
Nuk është problem ta deklarojmë 2 për qind kundër, se atë e kemi në dorë sa të dojë Doktori.
Problemi është se Doktori do të dijë kush është kundër, kush votoi kundër.
E ka si fiksim, se kërkon t’i respektojë si kundërshtarë.
-Po mire, dalim unë e ti po të jetë kështu, tha Lelo.
-Joooo, nuk është aq e lehtë, se na bie reputacioni tek njerëzit.
Nuk na flet më njeri me gojë të nesërmen.
Roja mund të mos na qasë në godinë.
Mund të na djegin makinën apo gjëra të tjera.
-Po a the ti që Doktori i ka qejf?
-Doktori ka qejf ta dijë, por këta të tjerët nuk i kanë qejf.
Ndaj na duhet të gjejmë disa që janë gati të sakrifikojnë.
-Po fusim këtë Mond Spahon, tha Lelo.
Sa vete rrihet kot me fshatarë në Maliq, le të rrihet me rojën e godinës.
-Ky po. E gjete mire, tha Muli. Po tjetër kë mund të fusim?
-Fusim dhe këtë Rudinën, se këtë nuk e prekin se është femër. Plus vajza e Azemit.
-Për atë nuk i dihet, por po e fusim një here, tha Muli.
-Na duhen dhe nja dy të tjerë, që të ketë kuptim grupi.
-Fusim këtë Belon, tha Lelo.
-Joo, në asnjë mënyrë.
E para, se ai mund të jetë vërtetë kundër dhe na kthen kundër gjithë tironsat, dhe e dyta, mund ta rrahin dhe na ikën dhe forumi rinor.
Ai dhe po votoi kundër, nuk ja numërojmë.
Na duhet kundërshtar i emëruar, jo nga këta të vërtetët.
-Më mirë se Salianji nuk më shkon njeri në mendje, tha Lelo.
Se atë dhe po e rrahën gëzohen gjithë palët.
-E gjete, tha Muli. Me kaq nuk jemi keq.
Po na u desh ndonjë shtesë, po fusim Igli Carën.
Lini një Përgjigje