Muli zbulon pse nuk janë ankuar komisionerët gjatë zgjedhjeve 

21 Maj 2023, 20:27Antena TEMA

Procesi i certifikimit të zgjedhjeve po shkon drejt fundit, dhe problemi i madh që ka Muli është se partia e tij nuk është ankuar gjatë procesit zgjedhor dhe gjatë numërimit për asnjë parregullsi, kështu që tani nuk ka bazë për të kontestuar rezultatin. 
Ky fakt ka krijuar shumë shqetësim tek Doktori dhe Muli duhet t'i japë një përgjigje. 
-Një shpjegim është i besueshëm, tha Lelo. Komisionerët tanë dëgjonin Doktorin dhe Metën që thonin fitorja është e sigurt dhe nuk kontestonin asgjë, pasi nuk donin t'i prishnin fitoren Doktorit. Kur e panë që kishin humbur, ishte vonë. 
-Këtë nuk ta pranon Doktori tha Muli. Ai kërkon që minimum të shpallim disa armiq prej tyre, ndryshe nuk funksion. 
-Atëherë të themi që kanë qenë të infiltruar nga Luli. Meqë komsionerët në shumicë i morëm nga vula, duhet të hapim fjalë se Luli na ka ofruar komisionerë të shitur. Në takim me Taulant Ballën ai ka rënë dakord që ne të na dërgojnë komsionerë agjentë. 
-Kjo po, tha Muli. Tani duhet të bëjmë një listë e t'ia çojmë Doktorit. Ndërkohë shtypit i duhet të themi se kemi zbuluar një listë me 400 komisionerë tradhëtarë që do t'i bëjmë publik në të ardhmen. 
-Por për votimin elektronik çfarë të themi, tha Lelo. 
-Po dhe aty ka komisonerë tha Muli. Dhe aty ata kanë shkuar të ndihmojnë votuesit tanë dhe ata i kanë thënë shtyp Arjan Hoxhën, ata kanë shtypur Rakip Sulin. Ose ata i kanë thënë shtyp Luçiano ata kanë shtypur Gledion. 
Kështu ka shkuar. 
-Atëherë çështje e zgjidhur, tha Lelo. Me kaq e shtyjmë nja dy muaj ne, sa të shkojnë në zyra kryetarët e rinj. Pastaj merremi me ta.
 
 

1 Komente

  1. T
    Teveqel Muli - skllavi nongrades

    Ham, ham - ham, ham ham ham

    Lini një Përgjigje