Muli zbërthen mesazhin e Doktorit për humbjen 

23 Maj 2023, 18:16Antena TEMA

Pas deklaratës së sotme të Doktorit për ata që kërkojnë fakte për manipulim votash, të cilët i cilësoi agjentë të Edi Ramës, Muli vendosi ta diskutojë me Lelon si problem për ta mediatizuar.

-Nuk e kuptoj këtë, tha Muli.

Si na kërkojnë ne fakte për manipulim dhe nuk ja kërkojnë Edi Ramës.

Qeveria është e detyruar të zbulojë faktet, se ajo ka policinë, prokurorinë, të gjitha.

Si mund t’i gjejmë ne faktet?

Ne fakt kemi rezultatin, që është negativ dhe duhet të ishte pozitiv.

Tani qeveria të gjejë faktet.

-Unë mendoj se kemi plot argumente publike, tha Lelo.

Duhet t’i marrim një nga një.

E para, qeveria ka rritur rrogat. Ky është skandal.

Dihet, po rrite rrogat do marrësh vota.

E dyta, qeveria ka bërë investime në rrugë dhe ujësjellësa.

Dihet po u çove rrugët dhe ujin në fshatra do marrësh vota. Skandal.

E treta, qeveria ka rritur investimet në turizëm.

Ky është tjetër skandal.

Duke u rritur turizmi, njerëzit marrin lekë dhe normal do votojnë për qeverinë.

Kjo është skandaloze dhe duhet futur në raportin e ODIHR.

E katërta, që më duket edhe më skandal, është që qeveria po detyron privatët të rrisin dhe ata rrogat, duke e bërë rrogën minimale 600 mijë lekë.

D.m.th me lekët e tyre ata t’i bëjnë qejfin Edi Ramës.

Dhe populli ja di për nder Edi Ramës. Skandal.

E pesta, që po ashtu duket skandaloze, është se qeveria ka zhdukur papunësinë dhe kërkon të marrë puntorë dhe nga jashtë.

D.m.th nuk lë njeri të rri rehat, po i fut të gjithë në punë dhe u bën presion, po nuk punuan, do marrë nga jashtë.

Normal që ata që mbetën këtu do votojnë.

Do të mjaftonin këto fakte publike për të denoncuar zgjedhjet dhe për të mos pyetur fare a u vodhën, a u blenë, a u shitën etj.

Kurse këta gazetaret e shitur tek Edi Rama, thonë ku i keni faktet?

Po faktet brenda janë, derisa doli rezultati kështu.

-Nuk më kishte shkuar mendja, tha Muli.

Po ky i paska vjedh hapur fare. Ça fakte kërkojnë më këta?!

2 Komente

  1. L
    Luarasi

    Desha t'i kujtoj Mulit se ndër shkaqet kryesorë, që kanë harruar ta përmendin është cilësia e bojës e gishtit të madh(jo gishtit të Belos).

    1. D
      Drini

      Kjo qeveri i vodhi votat sepse nga Janari ne Maj 2023 ka paguar rrogat e punonjesve dhe pensionet e pensionisteve. NUk duhet ti paguante. Te vdisnin per buke se vetem ashtu do e urrenin Ramen dhe do votonin Mulin dhe Saliun

      Lini një Përgjigje