Muli po mendon për podcastin e dytë të Doktorit 

22 Maj 2023, 18:11Antena TEMA

Tani që fushata mbaroi dhe nuk ka ndonjë aktivitet publik, Muli mendoi që Doktori të vazhdojë idenë e podcastit që ja vodhi Edi Rama.

Doktori e bëri podcastin e parë pas përleshjes që pati në bulevard, me atë tipin nga Memaliaj, përleshje që i dha Doktorit fitoren në Memaliaj, pasi njerëzit u ndjenë në borxh dhe vendosën ta votojnë.

Tani podcasti i dytë duhet pas zgjedhjeve.

Lelo, i cili ka mbikëqyrur podcastin e pare, duhet të merret me përmbajtjen.

-Kemi një problem, i tha, se tek podcasti i parë ai flet për kalin dhe xhaxhain që kishte pushkë me leje dhe nga komunistët.

Që ta lidhim të parin me të dytin, duhet t’u themi se çfarë u bë me kalin dhe çfarë u bë me xhaxhain me pushkë. Mund të lindin shumë pyetje që duan përgjigje, sidomos përdorimi i pushkës.

-Po sikur të mos ta lidhim fare, tha Muli?

-Po nuk e lidhëm me të parin, atëherë duket sikur kopjon Ramën, tha Lelo.

Nuk ka pse e bën atë gjë.

-Ke të drejtë, tha Muli. Atëherë lidhe.

-Mendoj që podcasti i dytë t’i kushtohet Shkodrës, tha Lelo.

Doktori të jap kujtimet e tij në Shkodër dhe të thërrasë në podcast, Bardh Spahinë dhe Kristin e Big Brother, të cilët të japin anën tjetër të Benet Becit dhe Luizit.

-Po duket sikur merremi me humbësit, tha Muli.

-E ke gabim. Ata nuk janë të humbur, janë të vjedhur, tha Lelo.

Votat e tyre janë blerë nga trafiku i drogës dhe nga të fortët e Shkodrës.

Kjo do ngjallë interes të veçantë dhe do ta konkurrojë atë podcastin e Ramës.

Po t’i shtojmë dhe faktin që Kristi mund ta përdorë podcastin për t’u rilidhur me Kejsin, akoma më mirë.

-Dakord, tha Muli.

T’ia nisim punës se mbetëm me një podcast që nga dhjetori.

Lini një Përgjigje