Muli i shqetësuar pse doli i çmendur atentatori i Doktorit 

28 Maj 2023, 17:49Antena TEMA

Njoftimet se Gerti Shehu i cili qëlloi me grusht Doktorin më 6 Dhjetor të vitit të kaluar ditën e protestës kundër Samitit të BE në Tiranë, paska dal i çmendur dhe nga mjekësia ligjore, e mërziti shumë Mulin. 
Lelo po ashtu dukej i mërzitur. 
-E kanë bërë qëllimisht tha. Pritën të mbaronin zgjedhjet dhe pastaj e shpallën të çmendur. Po të kishim fituar ne, do ta nxirnim normal, madje ai do dëshmonte se si e ka instruktuar Adi Veliu të qëllonte. 
-Kjo na dëmton shumë, tha Muli. Pasi e bën Doktorin palë me një të çmendur. Njeriu që po matet me Blinkenin apo me Biden, në SHBA dhe me Sunhak në Angli, në Shqipëri po përballet me një të çmendur. Duket dhe si provokim. Armiqtë në botë i ka nga më të fuqishmit, kurse në Shqipëri një të çmendur. 
-Është bërë qëllimisht tha Lelo. Duan ta zhvlerësojnë nga një anë, por dhe të nxisin të çmendur të tjerë që ku ta shikojnë, ta qëllojnë se e kanë të sigurt pafajësinë. 
-Madje kanë dashur ta bëjnë dhe qytetar nderi në Memaliaj, por tani që fituam ne Bashkinë nuk e bëjnë dot, edhe pse e kanë këshillin bashkiak. 
-Kjo është edhe më e rëndë tha Lelo. Duhet ta dënojmë si akt. Duhet të këmbngulim që Gert Shehu nuk është i çmendur. Ai është një njeri normal si gjithë ne. Rama e do të çmendur për të mbuluar gjurmët. 
-Shumë e drejtë tha Muli. Të bëjmë një proteste me parullën: “Gert Shehu është një nga ne.” Vetëm kështu ua djegim në dorë këtë skenar. 
 
 

Lini një Përgjigje