Muli i lehtësuar nga alibia e Doktorit për humbjen 

29 Maj 2023, 17:02Antena TEMA

Pas fjalimit të sotëm të Doktorit me kandidatët humbës të Foltores, Muli u ndje i lehtësuar.

Doktori theksoi dhe një herë se ata që kërkojnë fakte dhe dokumente nga opozita pse humbi, janë njerëz të Edi Ramës.

Madje theksoi se opozita nuk merret me çimka dhe përgjime.

Lelo, i cili duhet ta shpërndajë sa më qartë këtë mesazh, ishte në dilema.

-Kemi një problem të vogël, i tha.

Gjithë fushatën e bazuam tek përgjimi që i bëmë Lul Bashës, i cili shkoi për vizitë tek një pallat ku kishte shkuar dhe Taulant Balla.

Tani duhet ta justifikojmë këtë.

-A, e ke shumë gabim, i tha Muli.

Beteja jonë reale ka qenë me Lul Bashën, jo me Edi Ramën.

Me Lul Bashën kemi përdorur dhe do të përdorim të gjitha mjetet, përfshi dhe përgjimet, se kemi betejë për jetë a vdekje.

Doktori nuk ka thënë që s'kemi përgjuar Lul Bashën.

Ka thënë s’kemi përgjuar Edi Ramën.

Kush kërkon fakte për Edi Ramën është agjent i Edi Ramës.

-A, kështu dakord, tha Lelo. T'i ndajmë gjërat.

D.m.th të themi që në fushatën ndaj Lulit fituam se siguruam dhe fakte.

Në fushatën ndaj Edit humbëm se nuk siguruam fakte

-Këtë nuk do ta themi, tha Muli, por kjo është e vërteta.

Tani këta të Lulit s’kanë gojë të flasin, se kemi video.

Këta të Ramës nuk kanë gojë të flasin se nuk kemi video.

Lini një Përgjigje