Muli i shqetësuar nga ideja e Manjanit për një parti të re opozitare 

2 Qershor 2023, 19:39Antena TEMA

Sikur mos t’i mjaftojnë telashet me Lulin që ka dalë qytet më qytet e llafos me të rinjë, Mulit sot ju shtua dhe Ylli Manjani, që bën thirrje të shkrihen gjithë partitë opozitare dhe të ribëjnë një parti të re, ku Doktori të jetë kryetar nderi.

-Kjo është shumë çoroditëse për demokratët, i tha Muli, Lelos.

Ata vdekjen e pranojnë, por të pranojnë që mund të kenë kryetar tjetër veç Doktorit, nuk e bëjnë kurrë.

-Po ja e bënë kur ishte Luli, tha Lelo.

-E bënë se u tha Doktori është i besuari im.

Se ndryshe as e qasnin tek dera.

-Po mire, ta thotë dhe tani për dikë tjetër, tha Lelo.

-Jo. Është shumë i zhgënjyer. Nuk beson tek njeri më.

Më ka thëne mua. Ty të kam si djalë, por as djalit si besoj.

Nuk e bën më atë gjë. Ndaj duhet ta neutralizojmë pak këtë Manjanin.

Të mos përhapet kjo si ide se është e rrezikshme.

E kishte thënë dhe një militante dje. U duket ide e mirë.

Është e rrezikshme.

-Po si t'ia bejmë, tha Lelo?

Vetëm të themi që Manjani është agjent i Edi Ramës.

-Duhet bërë diçka se është problem, tha Muli.

Sot më thoshin të gjithë nuk e ka keq Manjani.

Mos të jetë as Luli, as Doktori.

Por për Edi Ramën se besojnë se është agjent.

-Atëherë të hapim fjalë që Manjanin e ka vendosur Meta, tha Lelo, me qëllim që të spostojë Doktorin dhe ta bëjë kryetar nderi.

Kështu plotësohet dhe ky varianti as Berisha, as Luli.

Me këtë rast demokratët nxehen me Metën dhe nuk e lënë.

-Jo, tha Muli, se Manjani se ka mirë me Metën. 

-Aq më mire, tha Lelo.

Ne gënjeshtra po përhapim, s’po përhapim të vërteta.

Themi që e ka fut Meta, që të mos ecë si ide.

Pastaj Meta po të dojë ta mbrojë, po të dojë ta hedhë poshtë. Shohim e bëjmë.

Lini një Përgjigje