Muli sot ju përkushtua hartimit të platformës së negociatave me Gaz Bardhin rreth bashkimit të grupit të Doktorit.
Lelo, i cili ishte hartues i tekstit, i bëri disa sugjerime për ta zbutur pak dhimbjen e deputetëve që duan të bashkohen me Doktorin.
-Parimisht e ke mire, i tha Lelo, por duhen bërë disa ndryshime.
-Çfarë ndryshimesh, tha Muli?
-Po ja, këtu tek pika 2 ku thua “Grupi jonë bashkohet me dëshirë dhe entuziasëm me grupin e Sali Berishës….”.
Ta korrigjojmë pak. Këtë me dëshirë ta heqim.
Dhe këtë me entuziasëm ta heqim.
Ta lëmë “grupi jonë bashkohet me grupin e Sali Berishës…”.
-Po mirë dakord, si të duash, tha Muli, por aty problem bashkimi është, nuk është qejfi i bashkimit.
-Edhe tek kjo pika 3, ku thua “Grupi i deputetëve, e ka për nder të ketë kryetar të Partisë, Sali Berishën, për shkak të historisë së tij 32 vjeçare…”.
Ta zbusim pak. Ta heqim këtë e ka për nder.
-Po si ta bëjmë, e ka për detyrë?
-Jo, ta lëmë “Grupi jonë nuk ka problem me kryetarin, por me parimet e demokracisë….”.
-Dakord, ti e di, tha Muli, por kot po fut duart.
-Edhe tek pika e fundit kam një vërejtje, tha Lelo.
Aty ku shkruan “Grupi jonë, është i vendosur që në sesionin e ri parlamentar të bëjë gjithçka që është e mundur për të përfaqësuar demokratët nga udhëheqësi i tyre i vërtetë…”.
-Po kjo çfarë të keqe ka?
-Sikur ta bëjmë nga udhëheqësi i tyre legjitim. Duket më serioze.
-Bëje si të duash, boll ta dinë që është fjala për Doktorin, tha Muli.
-Po pra, kjo është ideja, tha Lelo.
Dhe ata të ndjehen që janë seriozë, dhe nuk i bëjnë lajka Doktorit.
Lini një Përgjigje